Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë përplaset mes deputetes Osmani dhe ministrit Hamza
Bedri Hamza e ka pegjegjësi për ket deklaratë: 20,000 gra nuk u përdhunuan gjatë luftës
Gjatë debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës mbi pretendimet e opozitës se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin « të fryra », Ministri i Financave Bedri Hamza tha se ndërkohë që po flitet për këtë, duhet të adresohet edhe çështja e numrit « të fryrë » të grave të përdhunuara gjatë konfliktit në Kosovë. « 20,000 gra nuk u përdhunuan gjatë luftës », deklaroi Hamza, ction gazeta zviceraen ne shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve diplomatike nderkombetare.
Kjo çoi në reagimin e Vjosa Osmanit, deputetes nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila doli në bankën e të pranishmëve dhe tha se Hamza duhet të turpërohet që vë në pikëpyetje numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit.
Ajo tha se shifra prej 20,000 është konfirmuar nga OJQ-të dhe Qendra për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Për më tepër, Osmani shtoi, « kjo shifër paraqitet çdo tre muaj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ish-bashkëpartiaku juaj, tani ambasadori i Kosovës në Uashington D.C. »
