22.4 C
Berne
lundi 5/10/2026

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë i atyre qe u pasuruan ilegalisht – Partitë e dyshuara lëshojne sallën

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji ka marrë 81 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Kërkohet nga Komisioni Legjislativ, që në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues dhe komisionet e përhershme, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, Rrustem Mustafa ishte i vetmi nga PDK-ja që votoi pro këtij Projektligji.

Kuvendi i Kosovës​Projektligji për Energjinë kalon në parim, opozita kritikon procedurënKuvendi rizgjedh

Vlora Spancën si auditore të përgjithshmeKuvendi rizgjedh Vlora Spancën si auditore të përgjithshme​

Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-sëPDK rikthehet në Kuvendin e KosovësEnde s’është e qartë nëse sot do të ketë votim në lexim të dytë

Kuvendi miraton në parim edhe Projektligjin për gjyqtarët dhe prokurorët
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji u miratua me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Konstatoj se me 70 vota për, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin në fjalë”, tha kryesuesja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

​Kuvendi miraton në parim edhe Projektligjin për gjyqtarët dhe prokurorët
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji u miratua me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Konstatoj se me 70 vota për, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin në fjalë”, tha kryesuesja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

​Projektligji për Energjinë kalon në parim, opozita kritikon procedurën

Mes polemikave dhe përplasjeve mes pozitës e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin nr. 11/L-003 për Energjinë, me 60 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë debatit, opozita kritikoi mënyrën e shqyrtimit të projektligjit dhe kërkoi më shumë kohë për analizimin e tij, ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projektligji sjell mbrojtje më të mirë për konsumatorët dhe rregullim më të qartë të sektorit të energjisë.

Sipas saj, ndryshe nga ligji aktual, projektligji i ri, përveç rregullimit të çështjeve ekzistuese, ka në fokus të veçantë të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, përfshirë konsumatorët e cenueshëm.

“Projektligji i ri për energjinë është një ligj më i qartë dhe më i detajuar, që adreson funksionimin e sektorit të energjisë në Kosovë dhe të drejtat e qytetarëve. Ndryshe nga ligji aktual, që është hartuar në përputhje me pakon e tretë të energjisë dhe vendos vetëm rregullat bazë për organizimin dhe funksionimin e sektorit, projektligji i ri, përveçse mbulon çështjet ekzistuese, ka në fokus kryesor të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke sqaruar më mirë edhe çështje konkrete që kanë rëndësi për qytetarët dhe bizneset. Projektligji ka karakter kornizë dhe përcakton parimet dhe strukturën e përgjithshme të sektorit të energjisë, ndërsa rregullimi i detajuar i aktiviteteve specifike bëhet përmes ligjeve sektoriale dhe akteve nënligjore të miratuara nga institucionet kompetente. Ky ligj është hartuar në përputhje me AKID të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka thënë se kjo parti nuk ka kundërshtim konkret ndaj projektligjit, por nuk do të marrë pjesë në votim, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e dokumentacionit.

“Ne si LDK nuk kemi diçka konkrete kundër kësaj, por, kemi kundër këtyre votimeve, si një deputet që ka thënë shumë bukur , këtyre votimeve karate. Kemi nevojë për me shqyrtua këtë dokumentacion, me bisedu dhe me qenë profesional në votim të këtyre gjërave thelbësore për shtetin. Për këtë arsyeje ne nuk do të marrim pjesë në votim, s’ka të bëjë me diçka kundërthënëse sesa me profesionalizimin në qasje ndaj këtyre ligjeve”, tha Sadiku.

Edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kundërshtuar projektligjin, duke kërkuar që ai të kthehet për rishqyrtim.

“Këto dy projektligje duhet të kthehen mbrapsht, sepse, kanë probleme serioze për të cilat këto probleme do të ndikojnë në xhepin e familjeve dhe bizneseve”, tha ai.

Në debat ka pasur edhe përplasje mes deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, dhe deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku.

Kelmendi ka thënë se Sadiku ka qenë pjesë e komisionit, por, sipas tij, është larguar bashkë me deputetin Mergim Lushtaku dhe vërejtjet kanë mundur të diskutohen në komision.

“Vetëm për sqarim, zotëri Sadiku ka qenë në komision, por, pas koordinimit me deputetin Mergim Lushtaku janë larguar nga komisioni dhe këto vërejte kanë mundur t’i diskutojnë aty. Por, si duket e ka marrë një rol të veçantë Sadiku me mbulu këtë sektorin e dramatizimit që e bejke dikur Janina, por, nuk qenka këtu sot”, tha ai.

Mirëpo, Sadiku ka kundërshtuar këtë deklaratë.

“Taulant, se me thanë po rren me vjen keq se je djalë i mirë. Por, është e pavërtetë çka tha dhe e rende, dhe ka kamera që Lushtaku ka dalë para meje gjysmë ore”, tha ai.

Derniers articles