Sot, 27 shtator 2026, në Zvicër janë zhvilluar dy votime federale. Zviceranët po votojnë për dy iniciativa këtë të diel: njëra për neutralitet të rreptë, tjetra për vetëmjaftueshmëri më të madhe ushqimore. Sondazhet parashikojnë se të dyja do të hidhen poshtë. Deri ne këto qaste (ne mesditë) Iniciativa për neutralitet refuzohet, njofton gazet zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
1. Iniciativa për neutralitetin e Zvicrës
2. Iniciativa për ushqimin
Titulli zyrtar është “Për një siguri ushqimore – përmes forcimit të prodhimit të brendshëm të qëndrueshëm, më shumë ushqimeve me bazë bimore dhe ujit të pijshëm të pastër”. Kjo nismë lidhet me sigurinë ushqimore, bujqësinë, prodhimin vendas, ushqimet me bazë bimore dhe mbrojtjen e ujit të pijshëm.
Pyetja në thelb ishte nëse Zvicra duhet ta forcojë dhe ta përcaktojë më rreptë neutralitetin në Kushtetutë. Nisma kërkonte, ndër të tjera, kufizime më të forta për: bashkëpunimin me aleanca ushtarake si NATO; pjesëmarrjen në konflikte të armatosura ndërmjet shteteve të treta; vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve ndërluftuese, me përjashtime për sanksionet e OKB-së.
Deri e këto qaste (ne emsditë) Iniciativa për neutralitet refuzohet
Neutraliteti zviceran nuk do të ripërcaktohet. Populli zviceran ka hedhur poshtë iniciativën për neutralitet, të paraqitur nga Pro Suisse dhe anëtarët e Partisë Popullore Zvicerane (SVP), sipas një trendi të vëzhguar nga instituti gfs.bern të dielën.
Iniciativat për neutralitet dhe ushqim hidhen poshtë, mjediset e parkimit dhe udhëtimit miratohen në Gjenevë
Titulli zyrtar është “Për një siguri ushqimore – përmes forcimit të prodhimit të brendshëm të qëndrueshëm, më shumë ushqimeve me bazë bimore dhe ujit të pijshëm të pastër”. Kjo nismë lidhet me sigurinë ushqimore, bujqësinë, prodhimin vendas, ushqimet me bazë bimore dhe mbrojtjen e ujit të pijshëm.
Pyetja në thelb ishte nëse Zvicra duhet ta forcojë dhe ta përcaktojë më rreptë neutralitetin në Kushtetutë. Nisma kërkonte, ndër të tjera, kufizime më të forta për: bashkëpunimin me aleanca ushtarake si NATO; pjesëmarrjen në konflikte të armatosura ndërmjet shteteve të treta; vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve ndërluftuese, me përjashtime për sanksionet e OKB-së.
Sipas rezultateve fillestare, vota « jo » arriti në 66.5% në Gjenevë pas një numërimi të pjesshëm. Në Cyrih, opozita ishte edhe më e fortë, me 73.6% që votuan kundër.
SVP dhe grupet pranë partisë, si dhe Komiteti për Gjenevë Ndërkombëtare dhe Neutralitetin e saj dhe Këshilli i Neutralitetit, mbështetën iniciativën. Përtej kësaj, askush nuk u bind, duke besuar se iniciativa e dobësonte neutralitetin, në vend që ta forconte atë.
