19.6 C
Berne
jeudi 24/09/2026

Shqiptarët protestuan para OKB-ë në Nju Jork: UÇK-së ka bere lufte te paster, te drejte konform konventes se Gjenevës

New York, 23 Shtator -Ne kohen kur ne seline  e OKB-se ne New Yrk po zhvillohen punimet e sesionit te 81-të Asamblesë së Përgjithshme ku jane mblidhur mbi 130 liderë botërorë për t’u takuar dhe folur ne Javen e Nivelit të Lartë dhe Debati shqiptaret kane mbajtur nje proteste ne favor te ruajtjes se imazhit të UCK-së, pas verdiktit e Hages me 16 shtator ku ish-kreret e UCK-se u denuan me 81 vjte burg, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara protestuan në Nju Jork për vendimet e Dhomave të Specializuara në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Qindra shqiptarë në Amerikë protestuan të martën më 22.09.2026, para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Gjykata Speciale në Hagë. « Shqiptarët protestuan para OKB-ë në Nju Jork: UÇK-së ka bere lufte te paster, te drejte konfro konventes se Gjenevës.. » thane folesit gjate kësaja proteste, raprton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Protesta u mbajt në Dag Hammarskjöld Plaza, në Manhattan, nga ora 18:00 (me orën lokale në SHBA), ku u mblodhën qytetarë dhe përfaqësues të disa shoqatave shqiptare.

Sipas njoftimit të publikuar nga American Albanian Association of Kosova, Shoqata “Kosova”, së bashku me shoqata dhe qytetarë të tjerë, iu bashkuan protestës para zyrave të OKB-së në Në York.

Protestuesit mbanin flamuj, simbole të UÇK-së dhe banderola në mbështetje të të dënuarve, së bashku me mesazhe që sfidonin vendimin e gjykatës dhe kërkonin lirimin e tyre.

Protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së u mbajtën edhe në Kosovë, si dhe në diasporën shqiptare në disa vende evropiane.

 

Derniers articles