Kongresisti George Lattimer nga NY: SHBA-të rrespektojme qeverine e Kosoves dhe popullin e saj..
Washington, 15 shtator -Zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në fokus per zhvillimet ne Kosovë, Bosnja dhe Serbia ishin sot në qendër të një seance dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (“U.S. Policy and Regional Security Challenges in the Western Balkans”.). Para ligjvënësve amerikan dëshmoi Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Keith Self (Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit), njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Lawton: SHBA-të mbeten të zotuara në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Për Qeverinë e Kosovës dhe konkretisht për situatën institucionale në Prishtinë, Daniel J. Lawton ishte mjaft i qartë në dëshminë e tij në Kongres më 15 shtator 2026.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan tha se ruajtja e paqes ndërmjet dy vendeve është thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se SHBA-ja po punon ngushtë me aleatët e NATO-s në rajon, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të objektivave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Kjo është veçanërisht interesante për momentin aktual, sepse Albin Kurti u rizgjodh kryeministër më 13 shtator 2026, vetëm dy ditë para dëshmisë së Lawtonit. Qeveria e re mori 62 vota në Kuvendin me 120 deputetë, ndërsa opozita e bojkotoi seancën dhe ka ngritur çështje lidhur me procedurat në Gjykatën Kushtetuese.
Pra, për Kosovën mesazhi i Lawtonit ishte i dyfishtë: Washingtoni ripërsëriti mbështetjen për pavarësinë, integritetin territorial, KFOR-in dhe njohjen ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë kërkoi funksionim institucional në Kosovë, trajtim të barabartë të të gjitha komuniteteve dhe rikthim në dialog me Serbinë.
“Ne kemi një agjendë të gjerë dhe bashkëpunuese me Kosovën, e cila fatkeqësisht është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, një qeveri e zgjatur në detyrë dhe vonesa në formimin e institucioneve të nevojshme për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta.”, ka phuar sot z. Daniel J. Lawton
Kongresisti George Lattimer: Amerika rrespektone qeverine e Kosoves dhe popullin e saj..
Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nuk bëri një sulm personal ndaj Albin Kurtit, por kritikoi mënyrën se si kriza, bllokadat e gjata politike ka shrehur shqetesime për paralizizimin e instuticioneve kosovare. Lawton tha se SHBA i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që ta përfundojnë procesin e formimit të institucioneve.
Kongresisti George Lattimer nga NY, Demokrat ne vazhdi delaroi se « SHBA-të rrespektojme qeverine e Kosoves dhe popullin e saj.. » Dhe cuditërisht, disa media te opozitës ne Kosove dhe ato te Rames ne Shqiperi censuruan këte dekleraten e zyrtarit të lartë te Shteti Amerikanë?!
Kongresisti amerikan demokrat nga Nju Jorku është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Më 28 shtator 2025, ai u takua në Nju Jork me Albin Kurtin. Në takim u diskutuan Kosova, rajoni dhe marrëdhëniet Kosovë–SHBA.
Latimer i dërgoi Kurtit një letër ku rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës” dhe mbështetjen amerikane për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.
Pra, Latimer nuk është thjesht një kongresist që ka folur për Kosovën: ai është përfshirë në mënyrë konkrete në çështjet shqiptaro-amerikane, në mbështetjen për Kosovën dhe në çështjen e pranisë amerikane në KFOR.
Kongresisti amerikan kritkuan Serbinë për diskriminimin e shqiptareve Luginën e Preshevës. Serbia, nuk po vepron si pjesë e Perëndimiti
Por çështja e shqiptarëve në Luginë ishte pjesë e kontekstit të drejtpërdrejtë të kësaj seance. Para seancës, u theksua se kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam kishin vizituar në maj Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe komunitete lokale.
Më e rëndësishmja: kongresmeni Keith Self ka paraqitur në Kongres “Presheva Valley Albanian Discrimination Assessment Act”, një nismë që kërkon nga qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicës shqiptare në Serbi.
Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur lidhjet e Beogradit me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
“Kompaninë më të madhe të naftës dhe gazit në Serbi e zotëron Rusia. Vuçiq ka blerë dhe integruar teknologji ushtarake dhe të mbikëqyrjes nga Partia Komuniste Kineze. Vuçiq dërgoi një delegacion në funeralin e terroristit Khamenei”, tha Wilson.
Sipas tij, këto veprime “nuk janë të një qeverie që dëshiron të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor”.
