Washington, 15 shtator -Zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në fokus per zhvillimet ne Kosovë, Bosnja dhe Serbia ishin sot në qendër të një seance dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Takimi mblodhi së bashku dy figurat që përmendët për të diskutuar çështje kritike të sigurisë dhe gjeopolitikës në rajonin e Ballkanit. Para ligjvënësve amerikan dëshmoi Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Keith Self (Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit)
Keith Self: SHBA-te po bashkepunojne dhe kane mbeshtje te madhe me Qeverine dhe popullin e Kosovës
Organizata “Albanians for America” e ka cilësuar seancën si një mundësi të rëndësishme që çështjet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit dhe Kosoës të diskutohen në nivelin e politikëbërjes amerikane. sa imeprket per Kosovën u diktua gjer e gjate sidomos per rolin e SHBA-ve ne rajon si dhe konmtgbutine tripave amerkane ne kauder te forcave nderkombere (KFOR-it) ne Kosovë te cilët po bejne nje pune te madhe ne paqen dhe stabilitein ne rajon, tah nder tjera z.Daniel J. Lawton,
Keith Self: Kongresmeni republikan nga Teksasi drejtoi seancën në cilësinë e kryetarit të Nënkomitetit për Evropën. Kongresmeni Self ka treguar historikisht një interes të veçantë për rajonin; ai ka vizituar më parë Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ka propozuar legjislacion për vlerësimin e diskriminimit ndaj pakicave etnike në Serbi dhe ka bashkë-sponsorizuar një projekt-rezolutë për të mbështetur integrimin e Kosovës në NATO.
Daniel J. Lawton: Në cilësinë e Zëvendës-Ndihmës Sekretarit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Lawton ishte eksperti kryesor i thirrur për të dëshmuar para komitetit.
Temat kryesore të trajtuara në seancë: Gjatë dëshmisë dhe pyetjeve pasuese, Daniel Lawton dhe Keith Self u fokusuan në disa fusha thelbësore të politikës për Ballkanin Perëndimor:
Kosova dhe anëtarësimi në NATO: Kongresmeni Self e pyeti Lawton-in lidhur me rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe pengesën strategjike që përbëjnë katër vendet anëtare të NATO-s (Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania) që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Lawton deklaroi se SHBA-ja e mbështet plotësisht njohjen ndërkombëtare të Kosovës, por theksoi se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është çelësi që diplomacia amerikane të mund të avokojë për anëtarësimin e Kosovës. Lawton rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Krimi transnacional: Lawton theksoi interesimijn e SHBA-ve en Shqiperi eshet i madh për të luftuar rrjetet kriminale transnacionale të Ballkanit. Ai vuri në dukje se këto rrjete shpesh bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartele në Hemisferën Perëndimore, duke paraqitur një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara.
Stabiliteti rajonal: Departamenti i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e tij të palëkundur ndaj sovranitetit të Bosnjë-Hercegovinës. Lawton u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që t’i rikthehen dialogut të drejtpërdrejtë dhe pa kushte, duke shprehur njëkohësisht shqetësimin për provokimet rajonale dhe vonesat institucionale.
Në vazhdim kongresmenet amerikanne vazhim duke folur per mardheniet e mira në Kosovë theksoi se SHBA-te po bashkepunojne dhe kane mbeshtje te madhe me Qeverine dhe popullin e Kosovës.
Gjate ketij debait pre gati 90 minuta u fol edhe për vdekjne kriminelit serbe Ratko Mladic ne Hagë duke kritikuar ceremonin ne Beograd ku u pane edhe autoritet e larta serbe. Por, cudi ne kett debati edhe pse u fol për Kosovë, nje dite para Verdiktit te Gjykates special për krime ne Kosovë ne Hagë ndaj Hashim Thacit dhe te tjereve, nuk u tha asnje fjalë
