Lugano/Tirana, 5 gusht -Mosmarrëveshja për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kalon nga kantieri në një përballje ligjore që mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar. U firmos në 1992 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Situata në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës përbën një cenim serioz të shtetit të së drejtës ne Shqiperi, shkruan gazeta zvicerane LeCanton27.ch.
Projekti, i cili ka nisur punimet në vitin 2021 dhe duhet të përfundonte brenda tri viteve, është shtyrë vazhdimisht pas konflikteve midis aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi mbi ndarjen e aksioneve. Ndërsa aeroporti duhej të ishte bërë operacional brenda vitit 2025 dhe punimet ende nuk kanë përfunduar, qeveria ka menduar si zgjidhje prishjen e njëanshme të kontratës për të zhbllokuar punimet.
Pacolli: SPAK te nderhyje urgjent te vej drejtesine ne favor te Aeroportit ndrrkombetar ne Vlore ndertuar nga kompania zvicerane
Një investim kolosal dhe strategjik me vlerë qindra milionë euro vazhdon të pengohet nga veprime të paligjshme, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masa efektive për rivendosjen e ligjshmërisë. Lojrat dhe manovrat e ketij vendi me nje aeroport nderkombetar reflektohet negativisht dhe me pasoja te medha si per ekonomine e ketij vedin ashtu edhe per imazhin, cka do tremb dhe pengoj investitoret jo vetem zviceran por edhe ato evropiane duke mos pasur besim ne qeverine ketij vendi, shkruan gazeta zvicerane LeCanton27.ch
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar arbitrazh ndërkombëtar nëse vendimi konfirmohet.
Kompania zvicerane Mabco, investitore e projektit në bazë të kontratës koncesionare, ka fituar të gjitha çështjet e shqyrtuara në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, pavarësisht vendimeve gjyqësore dhe kallëzimeve të depozituara, situata mbetet e pandryshuar, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare, ekonomike dhe reputacionale.
« I bëj thirrje SPAK-ut, Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, të hetojnë çdo veprim të paligjshëm, të vendosin para përgjegjësisë autorët dhe të garantojnë zbatimin e ligjit… » ka thene humanisti dhe biznesmeni i njohur nderkombetar z. Behgjet Pacolli per gazeten zvicerane LeCaton27.ch.
Ai paralajmëroi se në rast të zyrtarizimit të procedurës për prishjen e kontratës, MABCO do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe atë ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të padisë qeverine shqiptarë në Abritrazh duke kërkuar kompesim maksimal për Aeroportin e Vlorës.
Deklarata e Pacollit ka ardhur menjëherë pasi ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi aktivizimin e proçedurës për shtetëzimin e aeroportit, pas ngërçit të gjatë që është krijuar mes dy aksionerëve të tij.
« S’kam dashur kurrë që ta paguanin taksapaguesit shqiptarë, por… » – Begjet Pacolli çon Qeverinë shqiptare në Arbitrazh për Aeroportin e Vlorës
Pacolli thotë se nisjen e proçedurave për shtetëzimin e koncesionit e ka mësuar përmes mediave, pasi qeveria nuk e ka informuar zyrtarisht, duke e quajtur këtë si të papranueshme. Sipas tij, Mabco është ekspozuar me më shumë se 320 milionë euro në investimin për aeroportin e Vlorës, pa përfshirë fitimin e munguar.
Sipas planit të biznesit të konçesionit, për të gjithë periudhën 35 vjeçare Aeroporti i Vlorës do të gjenerojë rreth 720 milionë euro të ardhura. Kjo me sa duket duket do të jetë edhe kërkesa e Mabco-s në arbitrazhin kundër Shqipërisë.
Në reagimin e tij ku lajmëroi dërgimin e çështjes në arbitrazh, investitori kryesor, Behgjet Pacolli theksoi se ky vendim i ministrisë së Infrastrukturës bie ndesh jo vetëm me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kontratën e Koncesionit, por edhe me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.
Bëhet fjalë për traktatin e vitit 1992 i cili përcakton standardet reciproke që shteti pritës duhet të respektojë ndaj investitorëve, në rastin konkret shteti shqiptar ndaj një kompanie zviceriane siç është MABCO me seli në Lugano.
Konkretisht, neni 4 detyron shtetin të mbrojë investimet e kryera sipas legjislacionit dhe ndalon pengimin e administrimit, mirëmbajtjes, përdorimit, zgjerimit apo shitjes së tyre përmes masave të pajustifikuara ose diskriminuese.
Ndërsa neni 5 garanton trajtim të drejtë dhe të barabartë për investitorët dhe ndalon që ata të trajtohen më pak favorizues se investitorët vendas ose ata të vendeve të treta.
Pacolli pretendon se pikërisht këto garanci janë cënuar, duke argumentuar se kompania u pengua të vazhdonte punimet edhe pasi kishte vendime gjyqësore në favor të saj, ndërsa vonesat e krijuara po përdoren tashmë si argument për zgjidhjen e kontratës.
Një tjetër dispozitë kyçe është neni 11, i cili rregullon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes investitorit dhe shtetit.
Sipas biznesmenit te njohur kosovar ne Zvicer z.Pacolli, palët duhet fillimisht të përpiqen ta zgjidhin konfliktin përmes negociatave. «Nëse brenda gjashtë muajve nuk arrihej një marrëveshje, atëherë investitorit i lind e drejta t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar… » ka deklaruar z.Pacolli per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Marrëveshja parashikon gjithashtu se, nëse të dy shtetet janë palë në Konventën e Uashingtonit të vitit 1965, çështja mund të shqyrtohet edhe nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.
Duke iu referuar këtyre dispozitave, Pacolli paralajmëron se, nëse kontrata koncesionare zgjidhet, mosmarrëveshja nuk do të mbetet vetëm një konflikt kontraktor, por mund të kalojë në arbitrazh ndërkombëtar, ku do të shqyrtohet edhe nëse Shqipëria ka respektuar detyrimet që ka marrë përsipër me marrëveshjen dypalëshe të investimeve të vitit 1992. « Stop lorjave me Aeroportin Ndërkombëtar ne Vlorë. Shteti i së drejtës matet me zbatimin e ligjit. SPAK duhet të veprojë tani!.. » ka thene ne fund z.Pacolli
