Kushtrim Kadriu, është një jurist dhe figurë politike nga Gjilani. Si verpimatr dhbe aktivist i njher i ceshtjes kosmbetare ka qenë eshte majft aktiv në organizata rinore dhe qytetare që nga mosha e re, veçanërisht në Lëvizjen/Qytetare “Vatra”, njofton gazeta zvcierane ne shqip LeCanton27.ch
Disa nga pozitat që ka mbajtur:
- Anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
- Kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”.
- Kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Kuvendin e Gjilanit.
- Në korrik 2023 u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit me votat e shumicës së asamblistëve të pranishëm
Pras, për te gjtah keto redaksia e gazetës zviceraen në shqip LeCanton27.ch i ka marrur nje interviste z.Kadriu
- Z. Kadriu, meqë jeni kryetar i VATRËS, fillimisht çfarë mund të na thoni rreth aktiviteteve tuaja?
Kushtrim Kadriu: Lëvizja Vatra u themelua në vitin 1999 dhe tani po mbush 27 vite, duke qenë një nga organizatat më të vjetra, fillimisht si shoqatë e më pas edhe si lëvizje politike. Lëvizja Vatra aktivitetet e saj i ka ngritur mbi kauzat e qytetarëve, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por shtyllë e fortë e programit të saj mbetet zgjidhja e statusit politik të Luginës së Preshevës dhe e banorëve të saj të dëbuar në Kosovë.
- Shqiptarët në Luginën e Preshevës aktualisht janë pjesa jonë e kombit më e varfër dhe më e diskriminuar në Evropë nga regjimi serb. Çfarë ka bërë Vatra dhe ju si deputet në Gjilan për atë pjesë të Kosovës?
Kushtrim Kadriu: Lëvizja Vatra ka krijuar raporte, ka alarmuar faktorin politik shqiptar dhe atë ndërkombëtar lidhur me diskriminimet që Serbia ua bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne kemi ngritur vazhdimisht zërin për të drejtat e tyre, për pasivizimin e adresave, diskriminimin institucional dhe mungesën e përfaqësimit të drejtë. Por, fatkeqësisht, gjendja nuk ka ndryshuar sa duhet. Shqiptarët vazhdojnë të jenë të padëshiruar në Serbi dhe mbahen padrejtësisht nën presion e diskriminim të vazhdueshëm.
- Muajve të fundit vërehet një lëvizje dhe aktivizim i liderëve, por edhe i ndërkombëtarëve (Brukseli, OKB-ja dhe Uashingtoni) rreth diskriminimit të shqiptarëve në Luginë, ku po kritikohet regjimi i Beogradit, sidomos në rastin e fshirjes së adresave dhe formave të tjera të diskriminimit. Kjo ka shtyrë edhe kongresmenë të lartë që së fundmi të vizitojnë Luginën. A mund të themi se ky vit mund të jetë viti i sensibilizimit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare?
Kushtrim Kadriu: Ne kemi dhënë kontribut të madh edhe në Parlamentin Evropian, por edhe në organet amerikane, duke i njoftuar dhe mbajtur të informuar mbi gjendjen e vështirë të shqiptarëve, në veçanti për pasivizimin e dokumenteve të identifikimit. Megjithatë, ende është bërë pak që kjo çështje të sensibilizohet plotësisht dhe të arrijë efektin që mbarë bota t’i kthejë sytë nga ne për të bërë zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Serbi. Ne jemi në përpilim dhe përfundim të një platforme politike për zgjidhjen e problemeve elementare të banorëve shqiptarë.
- Kanë mbetur edhe 48 orë para zgjedhjeve në Kosovë. Sa jeni përgatitur në këtë drejtim, z Kadriu, dhe çfarë pritni nga këto zgjedhje?
Kushtrim Kadriu: Vatra në këto zgjedhje nuk merr pjesë, sepse për ne janë zgjedhje të panevojshme dhe jo logjike në këtë kohë politike. Ne presim institucione stabile dhe stabilitet kushtetues, pasi vendi ka nevojë për funksionim normal institucional dhe fokus në çështjet kryesore kombëtare e sociale.
