Dardanët fituan këtë ndeshje tejet të rëndësishme duke siguruar finalen e madhe të pley-off-it kundër Turqisë, ndeshje që do të luhet të martën mbrëma në Prishtinë.

Kosova mposht Sllovakinë, 90-të minuta larg historisë

Djemtë e Kosovës bën një superndeshje kundër sllovakëve, duke qenë ekip dominues dhe duke shënuar katër gola.

Ndonëse iniciativën e kishte skuadra jonë, megjithatë, të parët në epërsi kaluan nikoqirët më golin e Valjent (6’). Mirëpo, Kombëtarja jonë më anë të Veldin Hoxhës (21’), u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Megjithatë, sllovakët në pushim shkuan me avantazhin prej 2-1, me golin e Harslin (45’).

Në fraksion e dytë të kësaj supersfidë, ishin futbollistët e Kombëtares sonë, dukeshim më të mirë së sllovakët, duke e përmbysur epërsinë e nikoqirëve.