Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se në takim Kurti ka theksuar se liria e medias është e një rëndësie fondamentale për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative.

Pasi i dëgjoi çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, Kurti ka falënderuar për vizitën dhe diskutimin, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim.