5.3 C
Berne
mercredi 25/03/2026

Në Gjilan hapet zyra për banorët e Lugines se Preshevës për dokumente lejeqëndrimi në Republikën e Kosovës

Zyra për të huaj në Gjilan ndodhet në objektin e Qendrës për pajisje me dokumente,afër Gjykatës themelore në Gjilan,përballë Albi Mall

Gjilan, 24 mars – Shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, që banojnë në Republikën e Kosovës dhe ende nuk kanë dokumente të Kosovës, tash e tutje mund të kontaktojnë Zyrën e sapohapur për bashkëkombasit në Gjilan për një procedurë të thjeshtuar për marrjen e një leje qëndrimi, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, Kosova është në halle emocionalisht dhe të ndërlikuar politikisht me këta qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët janë vendosur kryesisht në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Gjilan, por edhe në vise të tjera të Kosovës, diku më shumë e diku më pak. Prandaj edhe po hezitohet në dhënien e dokumenteve dhe të lejeqëndrimit për ta në Kosovë për një arsye: sepse me këtë qasje sikur po i ndihmohet Serbisë në spastrimin etnik të shqiptarëve autoktonë nga vendi i tyre, nga Lugina e Preshevës, të cilën Prishtina e njeh si “Kosovë Lindore”, ndërsa Beogradi si “Serbi Jugore” (Južna Srbija).

Sipas kesaj gazete zvicerane ne shqip, sot ne Kosovë gjenden tre kategori të qyetareve nga Lugina e Preshevë: 1. Ata për biznes (shumica) 2. Disa nga frika dhe  3.Disa vërtet të kërcënuar dhe të ndjekur nga Serbia, si dhe të kërkuar nga regjimi serb për shkak se kishin qenë pjesëmarrës direkt (me uniformë të UÇPMB-së) në luftën përballë forcave serbe. Prandaj, Qeveria e Kosovës për këta të fundit duhet të bëjë lëshime dhe të ketë respekt, duke u mundësuar strehim të përkohshëm (deri në stabilizimin e situatës në Luginë).

Ndërsa të tjerët duhet të kthehen në vendin e tyre, prej nga kanë ardhur, sepse Medvegja, Bujanoci dhe Presheva pa shqiptarë nuk mund të quhen as Lugina e Preshevës e as Kosovë Lindore.

Biznesi mund të bëhet edhe pa qenë fare në Kosovë, sikurse bëhet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nuk ka nevojë të lëshohen trojet për qejf, duke realizuar projektet e Çubrilloviqit, Milosheviqit apo Vuçiqit për zbrazjen e tokave shqiptare, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Zyra funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe do t’u mundësojë qytetarëve të Bujanocit të Preshevës dhe Medvegja, si dhe qytetarët nga veriu i Maqedonisë, të aplikojnë për leje qëndrimi direkt në Gjilan.

Koordinatori i Zyrës, Enver Haziri, deklaroi se hapja e kësaj zyre është « një arritje e rëndësishme dhe e shumëpritur ».

Politikani nga Bujanoci, Ragmi Mustafi, i cili është këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, mori pjesë në hapjen e zyrës.

Ai ju bëri thirrje shqiptarëve nga Serbia jugore që të pajisen me dokumente të përshtatshme të Kosovës për të shmangur problemet me ligjin, përpara se të fillojë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt.

Derniers articles