10.5 C
Berne
dimanche 22/03/2026

Varrosen me nderime te larta dhe ushtarake tre shqiptarët e Kosovës qe vdiqen ne vendin e punës ne aksidentin e Vjenës në Austri

Prishtinë, 21 mars -Në incidenit qe ka ndodhur te amrtne fundit oret e pasdites në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund ne Vjenë nga shembja e skelës shkaktoi nje tragjedi me kater viktima, qe sipas korrespondentit gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nga Prishtina, tre nga ata ishin punetorë shqiptar nga Kosova dhe njeri nga Serbia.

Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ishte mediumi i pare qe identifikoi viktimat kosovare ne kete tragjendi ne Vjenë, ku ne mesin e tyre ishin tre kosovarë: Asllan Musliu (ish-ushatrar i UCK-së) Pajtim Bajrami dhe Istref Zekaj.

Kujtojmë se Ambasada e Kosovës në Austri bëri të ditur se pasditen e së premtes trupat e pajetë të tre viktimave janë nisur për në vendlindje

Tre viktimat që humbën jetën tragjikishte në vendin e punës në Vjenë të Austrisë jane varrosur dje ne te cilen ceremoni sipas traditaev kobmetare dhe me imam, kane marrur pjese qindra veta të për t’i dhen te ja dhene pershëndetjen e fundit me dhimbje te medha nga famljaret dhe miqtë,  madje edhe me nderime te larta ushtarake, raporton nga Kosova, korrespndenti i gazetës zvicerane në shqp LeCanton27.ch

Veterani i UÇK-së, Asllan Musliu, i cili humbi jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Austri, u varros sot në Prizren me nderime ushtarake. « I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, shoku Asllan. Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Asllan Musliu, njëri nga tre kosovarët që humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë eshte varrosur dje (e shtuine) ne oret e pasdites në Prizren.

Dhimbjen që e kanë po ua lehtësojnë vizitat e miqve ishin ngushllimet nga mabre Kosova

Familja e pèajtim Bajramit në Klinë të Poshtme të Skenderajt, kanë hapur të pame për djalin e tyre, Pajtimin 36 vjeçar, që vdiq tragjikisht një ditë më parë në Vjenë të Austrisë. Ai bashkë me dy shtetas tjerë të Kosovës, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu humbën jetën nga plagët që morën në një kantier ndërtimi.

Bajrami tha se i ndjeri ka migruar në vitin 2012 në Austri dhe vazhdimisht ka punuar në ndërtimtari. “Që 14 vite nuk është anku asnjëherë por ka ndodh çka ka ndodh tash, atje janë me ambasada duke komuniku tash po presim”, ka deklaruar Bajrami.

Në njëjtin vend si Bajrami, vdiq edhe Istref Zekaj nga Istogu. Vëllai i tij, tregoi se i ndjeri jetonte në Austri bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij.

Pos tre kosovarëve në tragjedi vdiq edhe një tjetër person ndërkaq një 47 vjeçar u lëndua rëndë.. Policia në Vjenë ka njoftuar se po vazhhdon hetin e  rastin për të zbuluar shkaqet e tragjedisë, duke marr në pyetje edhe dëshmitarë, punëtorë të tjerë që kanë shpëtuar.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch mbi 200,000 shqiptarë (Kosova, Shipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës…) sot jetojne në Austri, ku shumca e tyre  punojne në ndertmtari por edhe ne gastronomi dhe kopshtari. Vetëm ne kryqtytetin austriak gjenden mbi 60 mije shqiptre, pjesa dermuese (apo 40 mije) janë nga Kosova.

 

 

Derniers articles