Ivica Daçiç në gjendje të rëndë, mjekët luftojnë për jetën e tij, 72 orët e ardhshme janë vendimtare (Ivica Dačić u teškom stanju, lekari se bore za njegov život, naredna 72 sata ključna) kane raportuar sot gazeta serbe, citon LeCaton27.ch
Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, u shtrua sot në spital për shkak të një gjendjeje të rëndë shëndetësore dhe sipas informacioneve të para, jeta e tij është në rrezik.
Siç mëson Kurir, ai ka pneumoni të rëndë dhe është i lidhur me apratët për frymarrje të asistuar.
“Për momentin, gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është në njësinë e kujdesit intensiv dhe në ventilim mekanik, domethënë në ventilator, është një rast pneumonie shumë e rëndë , pneumoni bilaterale dhe ajo që mund të them tani, ai po merr gjithçka që i nevojitet, po merr ilaçe dhe ne po luftojmë për jetën e tij”, ka thënë doktori Spasoja Popeviç.
Ndërkohë sonte për shkak të gjendjes së rëndë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar Daçiqin në Qendrën Klinike të Serbisë.
Ai ka thënë se po lutemi për të.
« Vizituam së bashku Zëvendëskryeministrin dhe Presidentin e SPS-së. Ai është në një situatë të vështirë, por unë besoj te mjekët, unë besoj tek ai dhe ne lutemi për të », tha Vuçiqi.
Siç raportoi Kurir, gjendja e Daçiqit u përkeqësua papritur në ditët e fundit, dhe sot ai u shtrua për trajtim spitalor, ku iu diagnostikua inflamacion i të dy mushkërive. Ai vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për disa vite.

