13.5 C
Berne
lundi 23/02/2026

Tv zviceran (SRF): Spastrime Etnike insitucional (me ligj) i Beogradit në Serbinë Jugore ndaj shqiptrëve entik

Qeveria serbe po zbaton një politikë dëbimi sistematik në jug të vendit. Pikërisht atje, në Luginën e Preshevës, jetojnë mbi 60,000 njerëz me origjinë shqiptare, thuhet ne reportazhin e televizonit shteteror zviceran (SRF) nga autoret Peter Balzli / Kushtrim Kadriu te cilet ishin ne vendin e ngjarjes ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë, thuhet ne reportazhin e fundit te tv zviceran, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në dhjetor 2023, disa prej tyre – deri në 8,000 njerëz, sipas një vlerësimi nga një organizatë për të drejtat e njeriut – po hiqen nga regjistri i banorëve pa paralajmërim – një veprim që i pengon ata të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe i përjashton nga sigurimi shëndetësor.

Një burrë i tregon gazetarit se si është gati të humbasë shtëpinë e tij. Ai e përshkruan atë si një « mënyrë shumë të sjellshme për të kryer spastrim etnik », ndërsa një politikan i opozitës e sheh atë si një « plan të hartuar nga partia serbe në pushtet ».

Ministri përkatës i hedh poshtë këto akuza, dhe media serbe mezi e mbulon historinë. Partia Progresive Serbe fiton zgjedhjet dhe mbetet në pushtet.

Derniers articles