Parlamenti i Kosovës ka rizgjodhur Albin Kurtin si Kryeministër pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme
Bernë, 11 shkurt -Parlamenti i Republikes së Kosovës rizgjodhi Albin Kurtin si Kryeministër të mërkurën në mbrëmje, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme. Kjo i dha fund një paralize institucionale njëvjeçare, kane shrkuart sot gati te gjitha mediat zvicerane, duke ju referuar Agencise shtetërore Telegrafike te Zvicres (ATS/SDA) trasnemton gazeta zicerane në shqip LeCanton27.ch
« Vërej se Kuvendi ka zgjedhur qeverinë e Republikës së Kosovës », tha Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu, pas votimit. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor, pasi Albin Kurti nuk arriti të formonte shumicën në raundin e parë të votimit në shkurt 2025. Ai më pas drejtoi një qeveri të përkohshme për dymbëdhjetë muaj.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor, pas dështimit të 50-vjeçarit Albin Kurti për të formuar shumicën pas raundit të parë të zgjedhjeve në shkurt 2025. Ai më pas udhëhoqi një qeveri të përkohshme për dymbëdhjetë muaj.
“Kërcënimet e Vazhdueshme nga Serbia”
Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje (VV), e cila mbështet një axhendë sociale të majtë dhe nacionalizëm, fitoi 51.1% të votave në zgjedhjet e dhjetorit, duke siguruar 57 vende. Në pushtet që nga marsi 2021, pasi udhëhoqi shkurtimisht edhe një qeveri midis shkurtit dhe qershorit 2020, Kurti arriti të ndërtonte shumicën e re me mbështetjen e përfaqësuesve nga grupet minoritare.
Në një fjalim të mbajtur para votimit, 50-vjeçari Albin Kurti prezantoi një program të përqendruar në ekonomi dhe rritjen e investimeve në mbrojtje, ndërsa kritikoi gjithashtu Serbinë, e cila nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga Kosova, ish-provinca e saj jugore. « Në vitet e fundit… jemi përballur me sulme dhe kërcënime të pandërprera nga Serbia », u tha ai anëtarëve të parlamentit, ndërsa premtoi të « vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve » me Beogradin.
Më herët gjatë ditës, anëtarët e parlamentit zgjodhën Kryetaren e re të Parlamentit, Albulena Haxhiu, një ish-Ministre e Drejtësisë dhe anëtare e Vetëvendosjes.

