Ministri i Çështjeve Ekonomike arriti një rezultat historik. Për sa i përket votave absolute, rekordi më parë mbahej nga Jean-Pascal Delamuraz dhe Ueli Maurer, të cilët morën nga 201 vota secili, përkatësisht në vitet 1988 dhe 2018.
Karin Keller-Sutter u zgjodh vitin e kaluar me 168 vota nga 203 fletëvotime të vlefshme. Micheline Calmy-Rey pati numrin më të ulët të votave në vitin 2011 me 106 vota.
Guy Parmelin do të ndihmohet nga Ignazio Cassis. I lindur në Ticino u zgjodh Zëvendëspresident me 144 vota nga 190 fletëvotime të vlefshme. Albert Rösti mori 22 vota, dhe 24 fletëvotime mbanin emra të ndryshëm. Përveç kësaj, 26 fletëvotime ishin të zbrazëta dhe 19 ishin të pavlefshme. Ministri i Punëve të Jashtme do të marrë presidencën e Konfederatës Zvicerane në vitin 2027.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, para ca muajsh është takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.
Bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa tha se diaspora kosovare shërben si urë lidhëse dhe faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës e Zvicrës.
Më tej, në takim bëhet e ditur se u theksua fakti që Kosova ka arritur Marrëveshje për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, ku u tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet e EFTA-s.

