-6.1 C
Berne
mercredi 31/12/2025

Lajmi i fundit nga Haga: Lirohet Isni Kilaj

Hagë, 10 dhejtor -Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin e Prokurorit të Specializuar Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi (“Rasti 12”), njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
(Isni Kilaj was provisionally released in Kosovo today, 10/12/2025, subject to conditions, following the most recent review of detention by the Single Trial Judge in the case of The Specialist Prosecutor Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu and Hajredin Kuçi (“Case 12”), citon LeCanton27.ch
Ne fakt edhe ne vitin e kaluar Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se është liruar “me kushte të rrepta”, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.  Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
KILAJ LIROHET ME KUSHT

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e ҫështjes Prokurorja e Specializuara k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Ҫështja 12”).

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se z. Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në ҫështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Ҫështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike.

Gjykatësi gjithashtu konstatoi se nuk ka rrezik që z. Kilaj të arratiset bazuar në periudhën e lirimit të tij të mëparshëm dhe shumën e ofruar të konsiderueshme si dorëzani financiare që do të humbiste. Z. Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tij janë caktuar disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit të tij ndaj dëshmitarëve në ҫështjen gjyqësore kundër të tij ose në ҫështje të tjera gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Në vendim përcaktohet se në qoftë se z. Kilaj do të shkelë cilindo prej kushteve të lirimit të tij, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Derniers articles