4 C
Berne
dimanche 25/01/2026

Prej sot Qeveria Kurti-3 ka rritur shtesat për fëmijë për 50%…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga e marta, shtesat do të dalin me rritje. Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Qeveria në detyrë ka njoftuar për një tjetër rritje të përfitimeve sociale, këtë herë për fëmijët. Nga e marta, rreth 400 mijë fëmijë në Kosovë do të marrin 50 për qind më shumë në shtesat mujore.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga dita e martë fillon ekzekutimi i pagesave me vlerën e re, ndërsa rritjen e ka quajtur “lajm të mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët”.

“Nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50 për qind. Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”.

Rritja e shtesave për fëmijë është pjesë e pakos më të gjerë të vendimeve buxhetore që qeveria në detyrë ka miratuar në prag të vitit të ri fiskal. Në fund të tetorit, ekzekutivi kishte aprovuar buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 4 miliardë euro, që është ndër më të mëdhenjtë në historinë e Kosovës.

Në këtë buxhet janë përfshirë disa masa të reja financiare, përfshirë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik dhe rritjen e shtesës në pagë, në bazë të përvojës së punës.

Krahas shtesave për fëmijë, qeveria ka vendosur edhe rritjen e pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke treguar se këto masa synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ndihmën për familjet me të ardhura më të ulëta.

Në fund të muajit tetor, qeveria në detyrë miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, në vlerë rreth 4 miliardë eurosh.

Cfare fati femijet tanë, familjet tona, merre me mend mi pas 5 femije 200 euro ne muaj, sa nje rroge ne Presheve! Prej sot rriten shtesat për fëmijë për 50%… Tash priti kta manipulatoret: A thua Albini po bën fushate?, do te pyesni ata te bandes nga « lista serbe »😃

Po Albini duket se eshte në fushate qe 4 vite…sepse qe kater vjet ai po ndihmon, financon jo vetëm ushtrine, por edhe qytetaret e saj nga Restelica..deri ne Veri të Kosovës dhe atje ne Kosovën Lindore (Presheve) Këtë lajm e ka publikuar mbrëmë Qeveria Kurti ndaq thuaj Kurti-2 ndaq -3, ndaq -4… njeri po punon! Hallall🇦🇱👏 Merre me mend mi pas 5 femije 200 euro ne muaj, sa nje rroge ne Presheve! Baba jem i ka pas 10 fëmije, por kurre Serbia sna ka dhane pare!

Buxhetin se votuan opozita dhe « srpska lista » po Albini i paska mshef do pare për qyetataret e vetë!

« Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet! », shkruan Kurti.

Derniers articles