19.9 C
Berne
vendredi 1/08/2025

Ambasada e Zvicrës në Kosovë kremton Ditën Nacionale -1 Gushtin, 734-vjetorin e Pavarësisë

Gjate eksja dite kremte marëdhniet mes Kosovës dhe Zvicrës jane theksua në një ngjarje të veçantë në Prishtinë duke i vlersuar atp lartë.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë organizoi mbrëmjen fwestive me rastin e 734-vjetorit të Pavarësisë së Zvicrës, një pervjetor më të rëndësishme kombëtare për Konfederaten H elvetike, rapron nga Priushtina korrespeondenti i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch 

Një histori e gjatë me shume se diplomatike, miqësie dhe bashkëpunimi deri tek roli i diaspores si ura bashkepunmimi 

Ky prevjetor festiv u mbajt në ambientet e restaurantit “Edhe” në mbremje në kryeqytet , ku mblodhi një numër të madh të të ftuarve nga qveria e Koovës,  amabsador te huaj dhe personalite tjera.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë të afërt të ambasadës, përfaqësues të shoqërisë civile, atyre te emdiave si dhe miq të shumtë të Zvicrës.

Përmes këtij tubimi festive u kremtua Dita Kombëtare e Zvicrës, por u deshmua edhe perkhaja e Bernes ndaj prsuihtine ssi dhe miqësia e fuqishme dhe bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë fjalime përshëndetëse nga përfaqësues të lartë diplomatikë, ku u theksua mbështetja e vazhdueshme që Zvicra ka ofruar për Kosovën në fusha si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi dhe qeverisja e mirë.

Festa e 1 gushtit, e njohur si Dita Kombëtare e Zvicrës, i referohet paktit të vitit 1291 mes tre kantoneve themeluese (Uri, Schwyz dhe Unterwalden), që konsiderohet si lindja e Konfederatës Zvicerane. Sot, Zvicra feston 734 vjet shtetësi, neutralitet dhe stabilitet.

Zvicra është një ndër vendet më të rëndësishme për diasporën kosovare  me mbi 250 mijë qytetarë  që jetojnë dhe kontribuojnë ne terrtiorin helvwetik. Kjo lidhje njerëzore e ka forcuar edhe më shumë raportin mes dy vendeve, duke e kthyer Zvicrën në një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e Kosovës.

Qeveria zvicerane deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës

Zvicra është ndër shtetet e para e cila ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008. Ambasada e Zvicrës në Kosovë është hapur më 28 mars 2008.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër është themeluar në janar të vitit 2009, kurse Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullata në Zurich janë hapur në vitin 2010.

Zvicra është investitori i dytë në Kosovë, por edhe është vendi i dytë nga ku shkojnë eksportet më të mëdha të Kosovës.

Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe që mbulojnë bashkëpunimin teknik dhe financiar, aviacionin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tregtinë, mbrojtjen e investimeve dhe sigurimet shoqërore.

Ne intervsitën e fundit me ambasaprin zviceran ne Kosovë për gazeten zvicerane ens hqip Lecanton27.ch nder tjera ai ka deklaruar se « Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. Ne jemi të bindur se ndihma zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë..

Zvicra kontribuon përmes kontingjentit të tyre SWISSCOY qysh nga themelimi i misionit paqeruajtës KFOR në qershor 1999.

Zvicra kontribuon që nga paslufta në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme përmes politikave zhvillimore të implementuara nga Agjencia për Bashkëpunim zhvillimor

Derniers articles