24.3 C
Berne
vendredi 1/08/2025

Në prag te 1 gushtit, festes kombetare, ambasadorja Huber ne Tiranë: Zvicra partnere e palëkundur për zhvillimin e Shqipërisë

Tiranë, 29 korrik -Mbi 250 të ftuar, miq dhe partnerë u mblodhën për të festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber mirëpriti në Tiranë të ftuarit për festimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, disa ditë para datës zyrtare të 1 gushtit, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Festimet që shënojnë Ditën Kombëtare të Zvicrës zhvillohen në Rezidencën Zvicerane

Përfaqësues nga komuniteti diplomatik, qeveria dhe bashkitë, si dhe shoqëria civile dhe media iu bashkuan pritjes në Rezidencën Zvicerane. Këtë vit eventi përfshinte një performancë në alphorn – një instrument tradicional zviceran, degustimin e raclette-s dhe ëmbëlsirave zvicerane të ofruara nga Shkolla e Hotelerisë dhe Turizmit në Tiranë, e mbështetur nga Shkolla e Hotelerisë EHL e Lozanës.

Ambasadorja Huber theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat këtë vit shënojnë 55 vjet.

« Ne kemi mbajtur marrëdhënie të mira diplomatike me Shqipërinë për më shumë se gjysmë shekulli. Ne e kemi ndihmuar vendin e shqiponjave me 354 milionë franga… » ka deklaruar ambasadorja zvicerane ne Shqiperi znj.Huber në intervistën e fundit për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch

“Zvicra ka qenë dhe do të mbetet një partner i palëkundur në udhëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit. Edhe pse financimi nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC do të përfundojë gradualisht brenda pak vitesh, programi i bashkëpunimit zviceran, me financim nga SECO, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike, do të vazhdojë në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha Ambasadorja Huber.

“Këto aktivitete synojnë të promovojnë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në më shumë vende pune dhe në një shoqëri të begatë. Fushat e mbështetura përfshijnë promovimin e financave publike të besueshme dhe tregjeve financiare të qëndrueshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe konfidencën ekonomike”, vazhdoi Ambasadori Huber.

Gjatë vitit të kaluar, Presidentja Zvicerane Karin Keller-Sutter, si dhe ish-Presidenti Zviceran Alain Berset, kanë vizituar Shqipërinë me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian dhe aktiviteteve të tjera. “Shpresojmë të ndërtojmë mbi këto lidhje të forta me vizita të mëtejshme dypalëshe”, tha Ambasadorja Huber.

Zvicra feston ditën e saj kombëtare më 1 gusht, një datë që shënon paktin e Rütlit në gusht të vitit 1291, kur tre kantone zvicerane krijuan për herë të parë atë që më vonë do të bëhej Konfederata Zvicerane

Derniers articles