Dymbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit në qytetin verior gjerman të Hamburgut të premten, tha policia lokale dhe departamenti i zjarrfikësve.
“Sipas informacioneve fillestare, një person plagosi disa persona me thikë në stacionin kryesor të trenit”, tha policia e Hamburgut në një postim në X, shkruan BILD.
Sipas informacioneve të BILD, disa nga të lënduarit po marrin trajtim në trena. Sfondi i krimit është ende i paqartë, ddërkohë, një grua është arrestuar nga policia federale.
Shërbimi i trenit në stacionin kryesor është pezulluar plotësisht.