Prishtinë, 21 shkrut -Me ftesë të Kryeministrit z.Kurti, vëllai i dëshmorit Florim Rushiti-Kingji, z. Lulzim Rushiti i shoqëruar nga z. Muharrem Salihu, veprimtar dhe afarist i njohur ne Itali dhe Evropë, z. Ajet Duli, veprimtar si dhe Linda Shaqiri, aktiviste, takuan Kryeministrin Kurti, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
E pranishme ishte edhe Zv. Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës znj. Daulina Osmani. Diskutimet u fokusuan në temat rreth gjendjes aktuale në Medvegjë.
Me këtë rast u prekën edhe disa nga brengat kryesore të Medvegjës siç janë: jetësimi i rrugës së kombit deri në Medvegjë, hapja e një pike doganore për mallëra dhe çarkullim kamionash, kontributi i KKSH-së për ruajtjen e trashigimisë kulturore, përfshirë edhe restaurimin e shtëpisë së heroit kombëtar “Kingji, si dhe vazhdimi i angazhimit ndërkombëtar për ndalimin e pasivizimit të adresave. Krejt në fund, Kryeministrit Kurti, në shenjë respekti i’u dorëzua mirënjohja në emër të dëshmorit “Kingji” nga Medvegja.