29.8 C
Berne
mercredi 25/06/2025

Voton kryeministri i Sovranitetit te Republikes së Kosovës Albin Kurti bashkë me mijëra shqiptare nga Zvicra dhe diaspora…

Prisjhtinë, 9 shkurt -Qytetarët e Repulbikes së Kosovës sot kanë dalur në zgjedhjet e para të rregullta parlam. që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Pra, sot herët në mëngjes nga ora 7 janë hapur kutite e votimeve në 941 qendra të votimeve në Kosovë per 2 milionë e 75 mije e 868 votues nga 28 subjekteve politike për 1.280 kandidatë, kupto per 120 vende ne Parlamentin e Kosovës, qe i bie 10 kandidatë për një karrigë.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij

Ai votoi në Fakultetin Ekonomik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, raporton gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj çdonjërin të votoj, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, u shpreh ai

KQZ ka akredituar 2.274 vëzhgues nga subjektet e ndryshme politike për procesin e zgjedhjeve parlamentare. Pra te gjithë keta vëzhgues jane te partive politike ne Kosovë. Por kemi edhe vezhgues te huaj, psh 100 vëzhgues të BE’së për zgjedhjet në Kosovë, ata nga OSBE si dhe nga Zvicra. Kutite e votimeve do të percillet perveq nga vezhguesit nderkombëtar edhe nga kamerat.

Edhe diaspora kosvare sot voton…

Pjesë e ketyre zgjedhjeve janë edhe diaspora shqiptare që po votojnë per here te dytë, pas atyre te vitit 2021. Sivjet nga diaspora jane mbi 100 mijë mergimtare me te drejte vote

Kur eshet fjala per diasporen, zyuret e KQZ-së, kane dkelaruar per tv tonë se procesi i votimit do të zhvillohet në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Vetëm nga Zvicra jane mbi 27,500, nga Gjermania 45 mijë, nga Franca 4600, po aq edhe nga Italia, Suedija, Austria, Belgjija. Njlhesisht kemi vtues edhe mergimtare nga Britania, Amerika deri tek Australia e largët.

Burime tona nga agjencitë e udhetimeve, si dhe nga aeroportet kombëtare dhe nderkombëtare, gjatë javë së fundit deri sot ka pasur rreth 150 fluturime, aeroplanë keta që ateruan ne Prishtinë, Shkup dhe Kukës. Ata jane nisur nga aeroportet e Zurichut, Bazelit dhe Gjeneves. Por, sipas informacioneve tona, shumica e diaspores kane udhetuarn e mënyrë te organizuara me autobusse dhe vetura private.

 

Derniers articles