7.3 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) fillon sot në Davos. Pjesëmarrësve do t’ju drejtohet pos nikoqirëve zvicerenë edhe Trump, Von der Leyen, Guterres, Rama, Kurti dhe të tjerët…

Kryeredaktori i gazetes Zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga Davosi ku po mbahen punimet e Forumit Ekonomi Boteror

Davos, 20 janar -Forumi Ekonomik Botëror (WEF) i cili sot fillon në qytetin pitoresk te Zvicres ne Davos (20 deri më 24 janar) do jenë mbi 2500 pjesëmarrës, ne mesin e tyre mbi 100 burrështetas dhe shefa te qeverive nga mbarë bota, aty edhe dy kryministra shqiptar (Edi Rama dhe Albin Kurti, ky i fundit i shoqeruar nga ministrja Artane Rizvanolli) biznesmen dhe miliarderë nga mbare globi, njofton gazeta zvicerane drejtërsëdrejti nga Forumi Ekonnomik Boteror.

Forumi Ekonomik Boteror sivjet po zhvillohet në një kontekst të vështirë gjeopolitik. Nën sloganin “Bashkëpunim për epokën e inteligjencës”, takimi i këtij viti do të fokusohet në rolin e dijes dhe teknologjisë. Inteligjenca artificiale është gjithashtu një nga sektorët me rritje më të shpejtë të ekonomisë.

Siguria, ushtria, policia..

Davosi per pesë dite rresht do te jetë i blinduar, meqe Zvicra ka vene në dispozicion 8 miie forca te armatosura deir ne dhembë (5000 ushtare dhe 300 police) si dhe rreth 30 sanjeperiste si në kohe «lufte» per te sigurar mbarëvajtjen e samitit botëror

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do t’i drejtohet pjesemarresve të Furomit te sivjem sikur edhe presindeti i Ukarinse Vloodimir Zelenski, i pari permes nje video, kurse i dyti fizikisht ne Davos.

Luftërat janë rreziku më i madh në vitin 2025, thotë WEF

Sipas nje analize te FouRimit Ekonomik Boteror kjo devcenie do jete nje «Epoka e turbulencës» qe po e fute botën në luftë. Statistikat janë të zymta Sot kemi mbi 60 konflikte të armatosura ne botë. Vitin e kaluar jane vrare mbi 200,000 shumica fëmije dhe gra.

Kerin Keller-Sutter, Presidenti i Konfederatës Zvicerane dhe Ignazio Cassis, shefi i diplomacise zviceane si nikoqir të Samitit boteror bashke me presidentin e Forumit Ekonomik Boteror Borge Brende. Ne Fourmin e sivjemë Ekonomik Boterordo pos personalietev e politike do të marrin pjesë edhe yzratre dhe krerer me te larte te organizatave nderkombëtare si ai i OKB, NATO, BE, Interpol, KE, OSBE etj, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga Davosi.

PJESEMARRESIT NE FORUMIN EKONOMIK BOTËROR (WEF) 2025 NE DAVOS:

Donald Trump, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara
Volodymyr Zelenskyy, Presidenti i Ukrainës
Edi Rama Kryeminister i Shqiperisë?
Albin Kurti, kryeministër shqiptar i Kosovës
Ursula von der Leyen, President i Komisionit Evropian
Olaf Scholz, Kancelari gjerman
Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH
Roberta Metsola, kryetar i Parlamentit Evropian
António Guterres, shefi i OKB-së
Mirjana Spoljaric, Presidente – ICRC
Christine Lagarde, Presidente e Banka Qendrore Evropiane
Amy Pope, Drejtoreshë e Përgjithshme, IOM
Tirana Hassan, Drejtor Ekzekutiv i Human Rights Watch
Mohammad Mustafa, Kryeministër Palestinez
Isaac Herzog, President i Shtetit të Izraelit
Asaad Hassan Al Shibani, Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë
Alekdsander Vucic, president i Serbisë

Sipas gazetes zvicerane ens qhip Le Canton27.ch Forumi Ekonomik Boteror sivjet po zhvillohet në një kontekst të vështirë gjeopolitik. Nën sloganin “Bashkëpunim për epokën e inteligjencës”, takimi i këtij viti do të fokusohet në rolin e dijes dhe teknologjisë. Inteligjenca artificiale është gjithashtu një nga sektorët me rritje më të shpejtë të ekonomisë.

Temat:

Konflikti i armatosur, klima, moti ekstrem, Intelegjenca Artificiale, dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale, sipas Forumi Ekonomik Botëror .

Kur eshte fjala për keqinformimi me shperndarje e lajmeve toksike janë permendur ne rapor, si rreziqet kryesore gjatë dhjetë vitet e fundit, ku mediat ne balllkan sidomos ne Serbi, Kosove dhe Shqiperi janë infektuar apo pushtuara nga propganda ruse me lajme te rreme,  dezinfomata që ne zhargonin e jurnalistikes nikhen si Fejk News.

Forumi Ekonomik Botëror u themelua ne vitin 1971 nga Klaus Schwab

Lideri i pare shqiptare qe kishte hapur dyert e Forumit Ekonomik Botëror në Davos ishte kryeministri Sali Berisha  ne janarin e vitit 2008 i cili ishte takuar me eliten e krereve boteror, duke i filluar me sekretarin e jashtëm të Britanisë David Miliband.

Berisha ne Davos kishte takuar shefin e NATO-s dhe kryeministrin Toni Bler etj..Nga gjitha keto takime, Berisha nga personalitet botërore dhe nderkombëtaret kishte kërkuar njohjen e pavarësisë se Kosovës  e cila me pas u shpall ne muajin shkurt 2008.

Mediat, mbi 400 gazetarë nga mbarë bota ne Davos ne punimet e WEF

Gjithecka eshte gati, ne gjendje gatishmerie, si ne « lufte » sikur forcat e sigurisë, po ashtu edhe mbi 400 gazetare të mediave prestigjioze nga ambre bota sikur:  CNN, Reuters, Euronews, ATS, DPA, ANSA, Associated Press, Washington Post, Herald Tribune, Le Monde, Corriera de La Sera, Der Spigell etj…Ketu prezent një gazetar shqiptar nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Do ju perkujtojme se mbi 10.000 kerkresa jane bere nga mbare redaksite e mediave botërore pèer te ndjekur formuimin Ekonomim Ndekrmbëtar ketu ne Davos, ku jane zhgjedhur vetem 400 sish , siq e tham me lartë.

Derniers articles