6.4 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Bernë, Zvicra sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, kësaj radhe edhe kompanive dhe personave qe bëjnë propagandë me informacione të rreme

Bernë, 23 dhjetor -Zvicra dje ka miratuar paketën e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Në njoftimin e qeverisë hlevetike thuhet nder tjera, se janë vendosur sanksione për 54 personave, 30 kompani dhe organizata si dhe se do të ndalohet përdorimi i shërbimit të 52 anijeve. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi qe nga dita e sotme, pra më 24 dhjetor 2024. Kesaj radhe Zvicra sanksion edhe kompani dhe persona qe bejne propagandë me informacione të rreme, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ukrainë: Zvicra zgjeron listën e sanksioneve. Vlera e aseteve të ngrira pas sanksioneve të vendosura kundër Rusisë arriti në 5.8 miliardë franga

Listat e sanksioneve zvicerane në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe situatën në Bjellorusi janë identike me ato të BE-së. Keto sanksione kudner Russise nuk jane te parat nga ana e Zvicres, por ato filluan qe nga viti 2022, kur Qeveria e Konfederates helevtike miratojë sanksione të Bashkimit Evropian (BE) kundër figurave dhe subjekteve ruse të përfshira në pushtimin e Ukrainës duke devijuar nga pozicioni tradicional i vendit të neutralitetit. Vlera e aseteve të ngrira pas sanksioneve të vendosura kundër Rusisë arriti në 5.8 miliardë franga.

Ata janë kryesisht anëtarë të ushtrisë, menaxherë të kompanive aktive në sektorin energjetik rus dhe njerëz përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ose shpërndarjen e propagandës ose informacionit të rremë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit (DEFR) ka zgjatur listat e sanksioneve në lidhje me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kështu, Zvicra ka miratuar modifikimet e vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të agresionit ushtarak rus që vazhdon në Ukrainë, nga njëra anë, dhe situatës në Bjellorusi, nga ana tjetër. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 24 dhjetor 2024.

Në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Rusisë që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, Bashkimi Evropian (BE) më 16 dhjetor 2024, masa të reja kundër Rusisë si pjesë e paketës së 15-të të sanksioneve. DFAE ka marrë përsipër lista të ndryshme nga Zvicra.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch po ashtu ka mesuar nga Berna, se 54 individë të rinj dhe 30 kompani dhe subjekte të reja i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vënies në dispozicion të aseteve apo burimeve ekonomike.

Zvicra, sanksione dhe propagandës ruse,  atyre qe shperndajne me informacione të rreme!

Ketyre personave fizikë u ndalohet gjithashtu të hyjnë në Zvicër apo të kalojnë transit nëpër territorin e saj. Ata janë kryesisht anëtarë të ushtrisë, menaxherë të kompanive aktive në sektorin energjetik rus dhe njerëz përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ose shpërndarjen e propagandës ose informacionit të rremë. Kur eshte fjale ketu rreth propagandes ruse ju perkujtome se katër ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 27 shkurt 2022, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte njoftuar ndalimin e transmetimit të mediave shtetërore ruse Sputnik dhe RT (Rusia Today).

30 kompanitë dhe subjektet e shënjestruara rishtazi nga sanksionet janë kryesisht kompani ruse të armëve, si dhe kompani transporti detare që transportojnë naftë bruto ruse dhe produkte nafte.

52 anije të reja janë gjithashtu objekt i ndalimeve të gjera, duke i penguar ato të përfitojnë nga shërbimet detare. Këta janë mbi të gjitha cisterna që përbëjnë pjesë të flotës fantazmë ruse, të cilat shesin hidrokarbure ose produkte të naftës pa respektuar kufirin e çmimit të naftës, për shembull, ose transportojnë mallra ushtarake për Rusinë ose drithëra të vjedhura. Në fushën tregtare, 32 subjekte të reja iu nënshtruan edhe masave më të rrepta të kontrollit të eksporteve.

DEFR gjithashtu mori përsipër sanksionet financiare individuale të miratuara nga BE-ja si pjesë e regjimit të sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të situatës atje. 26 individë të rinj dhe 2 organizata të reja bjelloruse i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vënies në dispozicion të aseteve ose burimeve ekonomike. Individët janë gjithashtu subjekt i kufizimeve të udhëtimit. Këtu përfshihen anëtarë të gjyqësorit, si gjyqtarë përgjegjës për shtypjen e shoqërisë civile dhe opozitës demokratike, si dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme të vuajtjes së dënimit ku të burgosurit politikë vuajnë keqtrajtime.

 

Derniers articles