Tashmë të gjithë kanë dëgjuar për filmin “Trouble Sshooters”, me protagonist aktorin e famshëm shqiptar, Blerim Destani.
Filmi “Trouble Shooters” është një prodhim shqiptaro-gjermane me protagonistë kryesorë aktorin e njohur Blerim Destani dhe artistin Rigels Rajku (Noizy), i cili debuton për herë të parë në kinematografi. Filmi është realizuar nën regjinë e Nico Zavelberg dhe premierën e parë e kishte me 5 dhjetor 2024. Ngjarjet në film zhvillohen kryesisht në Shqipëri, me disa xhirime në Gjermani.
Historia përqendrohet te dy shokë të ngushtë nga Tirana, Luan dhe Amir, të cilët përpiqen të bëhen detektivët e parë privatë në Shqipëri. Rasti i tyre i parë i çon në një resort luksoz në Durrës, ku përballen me një mister vrasjeje dhe aventura komike e plot kaos. Pa asnjë përvojë, ata përpiqen të zgjidhin rastin dhe të fitojnë respektin si detektivë profesionistë, përmes situatave absurde dhe të papritura.
Kasti përfshin edhe emra të njohur si Rajmonda Bulku, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli dhe Fatmir Spahiu. Gjithashtu, filmi përfshin cameo të personazheve të njohur si Loredana dhe gazetari Blendi Fevziu. “Trouble Shooters” është ndër filmat më të pritur të këtij viti në kinematë shqiptare.
Ky prodhim i jashtëzakonshëm ka ardhur me 8 dhjetor edhe në në Prishtinë, në kinematë Cineplexx në Prishtinë, ku dashamirët e filmit kanë pasur rast të bashkohen ne për një natë të paharruar me yjet Blerim Destani, Noizy, e të tjerë.
Takimi i fansave të filmit me aktorët për të bërë fotografi, ishte një mundesi dhe rast i pa harrueshëm, ndërkohë që numri i të pranoshmëve ishte shumë i madh, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë kësaj kohe, vizitorët patën mundësinë të shijojnë kohën me aktorët, dhe të shikojnë filmin.
Arritja e “Trouble Shooters” në kinematë e kryeqytetit, ishte një mbrëmje plotë emocione per adhuruesit e filmit dhe jo vetëm.