Ignazio Cassis dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në Kombet e Bashkuara në Nju Jork më 24 shtator
Pavarësisht thirrjeve të tij për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, Ignazio Cassis shmang çdo kritikë të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre. Paraardhësit e tij e dënojnë atë, shrkuan TDG, citon gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch
Në diplomaci, si në shumë fusha të tjera, ka fjalë dhe ka vepra. Nëse marrim fjalët, këshilltari federal Ignazio Cassis hartoi pa mëdyshje udhërrëfyesin katër vjet më parë: “Nëse Zvicra merr një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2023, qeveria premton të promovojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, e cila është pjesë të ADN-së së Zvicrës”, siguroi ai në gusht 2020.