U rrita të shkoj në shkollë
Babi dhe ti e dij që jeni gëzue
Prej sot të dyve ju lutem
Pash mue :
Veç shqip me më folë due.
E dinte msuesja ime
se ku është Kosova
@kosovoforsanjak
Kur ajo t’gjithë i pyeti se në ç’gjuhë flisni në shpi
Unë fillova të qajë e asgjë nuk fola
Sa keq u ndjeva nanë, doja t’ikja nga shkolla !
Folëm shqip nanë
Qysh gjyshja ty t’ka folë
Se t’gjitha gjuhët e tjera tha msuesja
I mësojmë në shkollë.
Çdo fmijë në botë duhet t’i njoh
Rrënjët prej nga ka ardhë
E unë veç me shqiponjën në çantë
T’i them vetes shqiptar ?!
Se a vjen nga Kukësi apo nga Gjilani,
Se a vjen nga Struga apo nga Ulqini,
Se, a keni apo s’keni libra në shtëpi
Ska shumë rëndësi mësuesja na tha
Folni shqip me prindër ashtu siq dijnë ata.
Folëm shqip nanë!
Qysh gjyshja ty t’ka folë
Të ndjehem me fat si fëmijët e tjerë
E t’rritem e lumtur n’këtë botë të madhe
Ku t’gjithë flasin bukur gjuhën e tyre amtare.
Më fol shqip nanë!
Mirishahe LIMANI HILER
Gjenevë, korrik 2024
Kosova, zemër e pamposhtur!
E pastër si loti i foshnjes në djep
që rritet dhe zhvillon mushkritë duke qarë
Shtatin, të bukur si një vashë e re
lozonjare
E gjoksin e zjarrtë për të përjetshmen liri
Mbi supe, peshën e përgjegjësisë së brezave që do t’vijnë
Në shpirt, thellë diku të mbyllur, ruan besën dhënë dëshmorëve të saj
Kosova, dashuri e të gjitha dashurive
Që stuhitë veç rrënjët edhe më shumë ia forcojnë
Kosova, zemër e pamposhtur
Kosova, krenaria jonë!