-3.9 C
Berne
vendredi 27/12/2024

Vucic nga Gjeneva se shpejti ne Presheve dhe Bujanoc. Disa liderë në Luginë thonë se presidentin serb do ta presim me lule e disa me protesta…

Presheve, 3 shtator -Ne fillim të kesja jave ne Gjenevë u kremtua 70-vjetorit, CERN ku u tubuan deelgacione të 24 vendet anëtare të saj. Ne kete ceremoni festive CERN pos drejtuesve te kesaj organizate evropiane prezentuan edhe perfaqesues dhe perosnalitete nga BE si Ursula von der Leyen, presidente e KE. Pjesemarresit u pershëndeten me nje fjalim edhe nga nikoqirja Viola Amherd presidenete e Konfederates helevetike, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Vuçiq gazetarit shqiptar ne Gjenevë: Se shpejti do ta vizitoj Presheven dhe Bujanocin per te degjuar ata për hallet dhe poblemet që i kanë

Takimin me rastine 70 vjetorit te CERN e hapi drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore Fabiola Gianotti.

Të pranishem ne ketë ceremoni festive ishin edhe dhjetra president dhe kryeministra kryesisht nga vendet anetare te BE-së, kurse nga ballkani ishte presidneti serb Aleksnder Vucic i cili po ashtu mbajti nje fjale rasti mbi rioline CERN por edhe bashkepunimin eSerbise me ekte oprganiazat everopaine. Gazeta zvcerane en shqip Le Canton27.ch ka shkruar se kjo konfertecne ishe e pare që si duket qe nje president serb nuk flet për politikë, për Kosoven e as për shqipatrët.

Në Gjenevë, Vuçiq eshte pyetur nja nje gazetar shqiptar për protestat e shqiptarëve në Luginen e Preshevës, Presidenti i Serbisë eshte pergjigjur se « po i dëgjoj me vëmendje të gjitha vërejtjet e qytetarëve në Preshevë dhe Bujanoc dhe mu per kete së shpejti do të vizitojë ato komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. »

Korrespendetni i gazeta zvicerane Le Canton27.ch ne Presheve ka kontaktuar sot disa liderë shqiptare në Luginë, te cilet kane thenë se « Presidenetin Vucic po e presim me padurim  ne Presheve, sepse kemi shumë per te folur.. ». Disa prej tyre thane se do ta presim me lule e disa me protesta. Tash mvaret nga lideret, qytetaret ne Lugine se kush do ta pres Vucicin  me lule e kush me protesta…

Beogradi, pas humbjes se një aleati ne Presheve, tash po perpiqet ta bëjë një alet të ri ne Bujanoc

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch « Lugina e Presheves  kurre nuk ka qene me afër apo pro qeverise se Kosovës. Pas njëzet vitesh Qeveria e Kosovës aktualisht ka perfaqesuesit e saj ne Lugine ne Presheves zëdhënësen Ardita Sinani dhe ne Bujanoc Ragmi Mustafin. Sikur serbet ne Kosove qe perkrahin Aleksander Vucicin, ashtu edhe shqiptaret e Lugines e mbeshtesin Albin Kurtin. Bile, Vucic me ardhjen e Ardita Sinanit ne Presheve si kryetare, ai ka humbur një alet i cili ish-kryetari i saj paralel me Beogradin dhe Vucicin kritikonin Qeverine e Kosoves dhe Albin Kurtin. Sa i perket afrsie se Lugines se Preshves me Qverine e Kosves doehsmon se vite me apre jane pare banderola te Albin Kurtit dhe bashkepuntoreve te tij ne Presheve, qe sot jane ministra dhe deputete. Pas humbjes se një aleati ne Presheve,  tash Vucic po perpiqet ta bëjë një alet te ri ne Bujanoc, ka shkruar gazeta zvcierane në shqip Le Canton27.ch

Në muajin shtator, në Preshevë u mbajt një protestë e shqiptarëve vendas kundër, siç pohonin të mbledhurit, diskriminimit të kryer ndaj tyre nga shteti i Serbisë, një muaj më parë një protestë e ngjashme ishte mbajtur edhe në Bujanoc.

Në Preshevë të tubuarit mbanin pankarta “Stop pasivizimit selektiv”, “Duam tekste shqipe”, “Na ktheni adresat”, “Serbia po diskriminon shqiptaret e Lugines para hundeve te BE-së » etj..

Kortezhin e udhëhoqi kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, si dhe Ardita Sinani nga e njëjta parti dhe kryetarja e Partisë Demokratike të Shqiptarëve nga Presheva. I pranishëm ishte edhe Ragmi Mustafa.

Pas zgjedhjeve lokale të qershorit, në Bujanoc u formua një pushtet lokal multietnik i partive shqiptare, serbe dhe rome, për dallim nga ai i mëparshmi, i cili përbëhej ekskluzivisht nga partitë shqiptare.

Vuçiq vlerësoi se këtu bëhet fjalë më shumë për “demonstrat për humbjen e pushtetit të forcave prokurtiane, sidomos në Bujanoc”, dhe se, siç tha ai, nuk i pëlqejnë shqiptarët që janë në pushtet në Bujanoc me serbët.

“Është çështje demokratike dhe ne nuk kemi problem, në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demokracia është e lejuar, në vendin tonë është normale që dikush të demonstrojë dhe ne nuk kemi problem kur demonstrojnë shqiptarët. ka thënë Vuçiq.

Ai në përgjigjen e tij për gazetzarin shqiptar ne Gjenevë, ka theksuar se të gjitha vërejtjet e tyre dëgjohen me kujdes dhe se beson se është më e rëndësishme që disa nga investitorët e mëdhenj të vijnë në Bujanoc, por edhe në Preshevë.

Ai përkujtoi se ka qenë në Preshevë (para disa vitesh) dhe se atëherë ka hapur maternitet dhe se ka qëndruar disa herë në Bujanoc dhe se ka punuar që fshatrat serbe dhe shqiptare të asfaltohen njësoj.

“Së shpejti do të rindërtojmë një shkollë dhe do të investojmë shumë para në një nga fshatrat shqiptare, do të vazhdojmë të investojmë para dhe të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje poshtë dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët”, tha Vuçiq.

I pyetur ne fund mnga gazezaris hqiptar ne Gjenevë,  nëse i kishin  shtrenguar duart me kryeministrin shqiptar AlbinKurtit (gjatë takimeve ne Bruksel apo ne konfrencat ndërkombëtare) presidenti serb Vucic tha se nuk kishte ndodhur kurrë!

Derniers articles