13.5 C
Berne
jeudi 17/10/2024

Presidenti serb Vuçiq ne Gjenevë gazetarit shqiptar Le Canton27.ch: Albin Kurti kurrë nuk më ka përshëndetur me dorë!..

Gjenevë /CERN,  1 tetor –Presidentja e Konfederatës Viola Amherd i bën thirrje kontinentit evropian dhe mbarë botës që “urgjentisht” të rizbulojnë “shpirtin” bashkëpunues të CERN-it. Të martën në Meyrin (GE), ajo premtoi se Zvicra do të bënte gjithçka për të siguruar që institucioni të ecë përpara « sa më mirë të jetë e mundur në afat të gjatë ».

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch -në CERN, Gjenevë

CERN-i përbën “një shembull shumë të mirë të sukseseve të arritura nga shtetet që nuk punojnë kundër njëri-tjetrit, por së bashku”, tha presidenti përpara krerëve të shteteve dhe qeverive të mbledhur për 70-vjetorin e entitetit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore – CERN, Fabiola Gianotti, vlerësoi se CERN përfaqëson një sukses të madh për Evropën dhe partnerët e saj globalë, si dhe një shembull i shkëlqyer i përsosmërisë dhe konkurrencës evropiane.

« CERN është laboratori kryesor në botë për fizikën e energjisë së lartë dhe për teknologjitë e avancuara që i duhen fushës sonë. Dhe është shumë më tepër se kaq. Siç mund ta shohim, CERN është një sistem vlerash, » tha Giannotti në hapjen e ceremonisë së shënimit. 70 vjetori i ekzistencës së CERN-it.

Vucic gazetari shqiptare ne Gjenevë: Se shpejti do te vizitopje Lugine e Preshevës 

I pyetur nga redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  për dialogun mes Kosoves dhe Serbisë, ku ne Beograd dhe Prishtine, fatkeqeissht flitet për lufte, presidenti serb Vucic eshte përgjigjur se « Prishtina eshte ajo që nuk dëshiron dialog me Beogradin… »

Pyetjes ne vijim se a din presiudneit serbe se sot ne Zvicer jetojne mbi 20.000 shqiptarë nga Lugina e Presheves (Serbia jugore) dhe pse gjenden ata ketu? dhe cfare mendon për protestat e shqiptareve diteve te fundit ne Lugine të cilet akuzojne Beogradin për politika diskriminuese dhe spastrime entike,  presidenti serb Vucic eshte pergjigjur se « po i dëgjon me vëmendje të gjitha vërejtjet e qytetarëve në Preshevë dhe Bujanoc, dhe paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë ato komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Vucic në Gjenevë, i pyetur për dy protesta, në gusht dhe shtator, të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, vlerësoi se bëhej fjalë për « demonstrata për humbjen e pushtetit » të forcave pro-Kurtit (kryeministri i Kosovës Albin Kurti), në Bujanoc, në veçanti.

Në muajin shtator, në Preshevë u mbajt një protestë e shqiptarëve vendas kundër, siç pohonin të mbledhurit, diskriminimit të kryer ndaj tyre nga shteti i Serbisë, një muaj më parë një protestë e ngjashme ishte mbajtur edhe në Bujanoc.

Në Preshevë të tubuarit mbanin pankarta “Stop pasivizimit selektiv”, “Duam tekste shqipe”, “Na ktheni adresat”, “Evropa po e shikon Serbinë”, u organizua edhe një shëtitje proteste.

Kortezhin e udhëhoqi kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, si dhe Ardita Sinani nga e njëjta parti, si dhe kryetarja e PD-së. Shqiptarët nga Presheva, Ragmi Mustafa, raportuan në atë kohë mediat lokale.

Pas zgjedhjeve lokale të qershorit, në Bujanoc u formua një pushtet lokal multietnik i partive shqiptare, serbe dhe rome, për dallim nga ai i mëparshmi, i cili përbëhej ekskluzivisht nga partitë shqiptare.

Vuçiq ka vlerësuar se më shumë ka të bëjë me “demonstratat për humbjen e pushtetit të forcave prokuriane, veçanërisht në Bujanoc”, dhe se, siç ka thënë ai, nuk i pëlqejnë shqiptarët që janë në pushtet në Bujanoc me serbët.

“Është çështje demokratike dhe ne nuk kemi problem, në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demokracia është e lejuar, në vendin tonë është normale që dikush të demonstrojë dhe ne nuk kemi problem kur demonstrojnë shqiptarët.. » ka thënë ne vazhdim Vuçiq.

Ai në përgjigjen e tij për Gazetën Shqiptare ka theksuar se të gjitha vërejtjet e tyre dëgjohen me kujdes dhe se beson se është më e rëndësishme që disa nga investitorët e mëdhenj të vijnë në Bujanoc, por edhe në Preshevë.

Ai përkujtoi se ka qenë në Preshevë (para disa vitesh) dhe se atëherë ka hapur maternitet dhe se ka qëndruar disa herë në Bujanoc dhe se ka punuar që fshatrat serbe dhe shqiptare të asfaltohen njësoj.

“Së shpejti do të rindërtojmë një shkollë dhe do të investojmë shumë para në një nga fshatrat shqiptare, do të vazhdojmë të investojmë para dhe të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje poshtë dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët”, tha Vuçiq.

Pyetjes se fundit se a eshte pershndetur me kryeministrin shqiptar Albin Kurtin me dore, ai redaktorit te gazetes zvicerane Le Canton27.ch ju edhte përgjigjur shkurt se « Kurtin, nuk e kam pershëndetur kurre me dorë. Nuk besoj se është i pakënaqur, as une nuk kam vajtuar për këtë!.. »

Derniers articles