14.1 C
Berne
mercredi 16/10/2024

Edi Rama po nxite lufte civile, e provokon opozitën me denime arbitrare si Miloshviqi dikur ne Kosovë / Deputetët shqiptarë nxjerrin jashtë karriget dhe u vëne flakën

Ka nisur me përplasje seanca plenare e mbajtur këtë të hënë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste ndërsa kryeparlamentarja ka tentuar të vijojë seancën normalisht.

Seanca nis me kaos / Zëdhensja e Edi Ramës (nje ish-shërbetore ne Greqi) Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe hedhin sende

Kjo përplasje vjen pasi deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do të kishte më marrëdhënie institucionale mes opozitarëve dhe mazhorancës në parlament, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në ambientet e jashtme të parlamentit deputetët opozitar kanë nxjerrë karriget e u kanë vendosur flakën.

Pak orë pas zhvillimit të seancës parlamentare, që riktheu incidentet në Kuvend, pasi deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e tyre, PS ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e disa prej tyre.

2 CNN raporton se PS pas seancës së sotme ka nisur mbledhja e firmave për të kërkuar që të merren masa ndëshkimore për 24 ligjvënës demokratë.

Nuk mungojnë në këtë listë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili u bë protagonist i një incidenti në kufijtë e përplasjes fizike me deputetin socialist Petro Koçi, të cilit i shkuli me forcë mikrofonin.

Po ashtu kërkohet ndëshkimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

Pasi nxorën nga salla karriget dhe u vunë flakën, Gazment Bardhi tha se këtë e bënë për të treguar se ‘nuk janë aty për karriget e tyre’.

I pyetur nëse do të djegin mandatet sërish, ai tha se jo.

“Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve.

Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.

 

Derniers articles