0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Kurti dhe Hanover nderojnë heroin kombëtar Afrim Bunjaku dhe kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për krimin në Banjskë

Kryeministri i Republikes se Kosovës Albin Kurti i shoqeruar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, sot me rastin »e nje vjetorit te invasionit te tSrbisë, nga terroristet serbë, kane bërë homazhe tek varrimi i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Amabsadori Hovenier në një postim në “X” ka thënë se ShBA pret që të përfshirët në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë sot.

Shtetet e Bashkuara ripërsëritin thirrjen e saj, dhe është pritja jonë që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Hovenier.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka rikujtuar heroin Afrim Bunjaku i cili u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk e harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës” , ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Cantoin27.ch

Kryeministri përmendi edhe vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

 

Derniers articles