0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Ky është tanku i Serbisë, automjeti ushtarak (PASARS) që mori jetën pesë serbëve, aty tre fëmijë

Kralevë, 21 shtator -Në një aksident trafiku, sot rreth orës 13:10, një tank-automjet luftarak PASARS i Ushtrisë së Serbisë është përplasur me një automjet civil në afërsi të qytetit Ušce në rrugën Kralevë-Rashka. Tanki serb moir jetën pesë personave, mes tyre tre fëmijë. Deri në keto momente ende nuk dihet nese tanki, autmjeti i ushtrise serbe ishte duke shkuar drejt kufirt me Kosovën i cili shtypi një veturë, duke lenë pese të vdekur (tre fëmijë) sot ne Kralevë qe si duket ishte duke shkuar ne manvrat ushtarake ku Serbia tregon sot “muskujt” duke nxjerrur tanket dhe avionët, ka shkruar Le Canton27.ch

PASARS është mjet ushtarak që përdoret në mbrojtjen kundërajrore të Ushtrisë Serbe. Emri i këtij mjeti qëndron për sistem anti-ajror artilerie-raketë.

Qëllimi kryesor i mjeteve PASARS është mbrojtja e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë nga avionët me fluturim të ulët, mjetet ajrore pa pilot, raketat e lundrimit, por edhe nga objektivat në tokë dhe në ujë.

Prototipi i automjetit u prezantua për publikun në vitin 2017, ndërsa prodhimi serial filloi në vitin 2019.

PASARS është projektuar në Institutin Teknik Ushtarak, i cili në bashkëpunim me disa kompani ka marrë pjesë edhe në prodhimin e prototipit.

Në versionin e parë të këtij mjeti, sistemi është i montuar në shasinë e kamionit ushtarak FAP 6×6, ndërsa në të fundit është i vendosur në shasinë e kamionit FAP 2028, i vendosur në pjesën e pasme të mjetit .

Ky mjet mund të përfshijë objektiva deri në 4 km larg me top dhe deri në 12 km larg me raketa. Për shkak të lëvizshmërisë së saj, ajo është bërë një pjesë kyçe e mbrojtjes ajrore të Serbisë, veçanërisht në luftën kundër dronëve dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Një tipar i rëndësishëm i PASARS është kabina e blinduar e shoferit dhe operatorit, e cila siguron një nivel të lartë mbrojtjeje. Në sistemin e kontrollit të zjarrit, janë integruar një kompjuter qendror, një nënsistem për pozicionimin dhe vetëorientimin global, një kompjuter taktik i komandantit të armëve, një pajisje radio-telekomunikuese, një marrës të të dhënave të synuar dhe një njësi elektrike për fuqizimin e sistemit.

Në fund të vitit 2023, modeli i fundit i PASARS u prezantua në kuadër të Panairit të Armëve në Beograd.

Ajo që e bën të dallueshëm këtë model është mbrojtja e vetë automjetit. Në të katër anët është instaluar një bllokues radio anti-drone, i cili shërben për të parandaluar fluturimin e mjeteve ajrore pa pilot duke ndërhyrë në sinjalin e tyre të komunikimit dhe nënsistemin e navigimit satelitor. Gama e funksionimit të këtij sistemi është nga 400 në 6000 MHz. Fuqia më e lartë është 50 W, dhe fuqia më e ulët është 20 W.

Siç theksoi presidenti Vuçiq në panairin e armëve të vitit të kaluar, Forcat e Armatosura Serbe aktualisht kanë 30 sisteme luftarake PASARS në tre versione me sistemin raketor Mistral, raketat ruse Strela 2M dhe Igla dhe një version pa raketa të mbrojtjes ajrore.

Derniers articles