17.9 C
Berne
jeudi 17/10/2024

Serbia paditë një zviceran. E akuzon se « ka vjedhur një veturë Renta-Car » në Beograd

Beograd, 2 shtator -Mori me qira një makinë me vlerë më shumë se një milion e gjysmë dhe nuk e ktheu. Shtetasi zviceran do të mbetet pa 500.000 dinarë (mbi 4 mije uero) dhe do t’i hiqet liria deri në një vit pasi në korrik të këtij viti ka vjedhur një makinë me qira nga një agjenci rent-a-car në Beograd, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar mediave serbe

Më konkretisht ngjarja ka ndodhur më 25 korrik 2024 në komunën Surçin të Beogradit, kurse sot prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit zviceran F.C. (1975), për shkak të dyshimit se ka përvetësuar një automjet në vlerë mbi një milion e pesëqind mijë dinarë.

Sipas prokurorisë, F.C. më 21 korrik 2024, në aeroportin « Nikola Tesla » në Beograd, nënshkroi një marrëveshje për qira të automjeteve me një kompani nga Beogradi.

Gazeta Le Canton27.ch deshon të jete nje puro zviceran, por ka mësuar se « zvicerani » (me pasorte te kuqe dhe kryq te bardhe9 marrë veturën “Škoda Superb”, vlera e së cilës llogaritet në 4.836.435,33 dinarë ( rreth 42.000 euro) me obligim që automjetin ta kthejë deri më 24 korrik të po këtij viti. Prokurori publik i propozoi gjykatës që F.C. e shpalli fajtor dhe e dënoi me një vit burg, me gjobë prej 500.000 dinarë.

Gjithashtu, është propozuar edhe masa e sigurisë dëbim nga Serbia në kohëzgjatje prej pesë vitesh. Për shkak të peshës së krimit, prokurori ka kërkuar zgjatjen e masës së masës së paraburgimit deri në përfundim të procedimit.

Derniers articles