Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, kryeministri Albin Kurti, u takua me komunitetin shqiptar e mërgatën tonë në Çikago. « Mërgata jonë luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm zhvillomore dhe ekonomik.. » ak thenë Kurti, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, Kurti e prezantoi diasporën atje me arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati, dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe objektivat tona të mëtejme për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
“Ndër to, u veçua vëmendja në sektorë si teknologjia e informacionit, por edhe sektori i energjisë dhe tranzicioni drejt energjisë së ripërtërishme. U përmendën bursat për gratë dhe vajzat që studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); por edhe ankandi i parë i zhvilluar në vend për ndërtimin e centralit solar prej 100 megavatëve, në të cilin doli fitues një konzorcium me kompani nga Zvicra e Gjermania dhe diaspora jonë”
“Kryeministri Kurti theksoi se progresi demokratik dhe ekonomik që ka njohur vendi ynë ka ndikuar në kthimin e Kosovës në një vend tërheqës për sjelljen e investimeve, e ku dhe diaspora jonë ka më shumë mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim.
Duke i falënderuar për takimin, bisedën dhe idetë e shkëmbyera, Kurti theksoi se mërgata luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.