13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Aktivitete sportive, kulturore dhe priknik të VV në Zvicër, bashkë me tre deputetë nga Kosova: Adriana Matoshin, Dimal Bashën dhe Mefail Bajqinovci

Bernë, 25 qershor -Turniri tradicional i VetëVendosjës në Zvicër. Të dielën me 23 qërshor 2024, u mbajt Turniri tradicional i VetëVendosjës në Zvicër.. Disa pika te VV ne Zvicer gjate uikendit te fundit kane zhvilluar një aktivitet sportiv dhe kulturor Schmerikon (SG) ku muarren pjesë qindrea aktiste dhe mergimtare me mysafire nga Kosova: Adriana Matoshin, Dimal Bashën dhe Mefail Bajqinovci, njëkohesisht edhe deputeti zviceran me origjinë shqiptare dhe aktivstë tjere si Kushtrim Berisha, Naim Avdyli etj.. njofton gazeta zvicerane nes shqip Le Canton27.ch.
Organizatoret Këshilli Organizativë i Pikës Obersee kane falenderuar pjesmarrjen dhe pranin e tre deputetëve të Parlamentit të RKS Bajqinovci, Matoshi dhe Basha, të cilët bashkëbiseduan me të pranishmit për tema të ndryshme që nderludhen me situatën politike në Kosovë dhe sukseset e Qeverisë Kurti.
Atmosferen edhe me impozante e bene po ashtu SHKA „ Dardania“ nga Winterthuri e cila shfaqi program kulturor para të pranishmëve, me grupin e valltarëve më të vegjëve.
Përveq tjerave kemi pas edhe turnir fudbollistik, ku lujtën ekipet e Pkave në mes veti. Kupën fituse në Turnirin fudbollistik të Qendrës prap e fitoj Pika Obersee falenderuar ekipit tonë të udhehequr nga kapiteni i ekipit Arsim Zogëjani i cili ishte i shkelqyshëm në udhëheqjen e ekipit të Pikës Obersee. Kurse vendin e dytë e fitoj ekipi fudbollistik i Pikës së Thurgaus.
Fillimisht faleminderit Yllka Kurteshit për mikëpritjen e ngrohtë dhe gjithë organizimin tonë, si dhe Lulzim Rexhepit bashkë me vëllaun e tij Bashkimin nga qendra në Gjenevë, të cilët na shoqëruan gjatë gjithë ditës, thane organizatroet. Ekipi i fudbollit fitusë te Obersee- së vendosi ti dhuroj kupën e Qendrës, Pikës së Gjenevë’s që zuri vendin e tretë, në mënyrë që vitin e ardhëshëm do ta organizoj Turnirin e Qendrës diku në qërshor 2025, mundesisht ne “Javen e LVV”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pastaj eshte vazhduiar me drekën e këndshme të organizuar nga aktivistë dhe kryetari Sami Biqkaj te pika në Wintertur, me një mikëpritje të jashtëzakonshme nga bashkëatdhetarët tanë me të cilët biseduam rreth çështjeve që na shqetësojnë dhe objektivat tona si qeveri!
Dhe takimin e fundit e përfunduam me pritjen e kryetarit të pikës në Obersee, z. Ilmi Cakolli, Argjendit dhe aktivistëve tjerë që kishin organizuar një ngjarje kulturore me valle e këngë shqipe, si dhe turnirin e futbollit mes pikave, ku përfundimisht Obersee mbrojti titullin nga viti i kaluar
« Mërgata jonë sot vazhdon të jetë pjesë e pandashme e të gjitha sukseseve tona si shtet, qoftë përmes dashnisë, qoftë përmes investimeve që ata i bëjnë në vendin tonë!
Faleminderit të gjithëve dhe ua kthefshim me punë të mira.. » ka then z.Cakolli.
Ndersa, deputeti Mefail Bajqinovcin per organzimin e ketij evenmenti sporti dhe kulturor ka then se  « me kënaqësi të madhe morëm pjesë në turnirin tradicional të Lëvizjes Vetëvendosje në qendrën e Zvicrës. Para mërgatës sonë, diskutuam për situatën politike në Kosovë. Ky aktivitet u mbajt në Schmerikon, organizuar nga pika e LVV-së “Obersee”nga kryetari z. Ilmi Cakolli, Sekretarja e Qendrës së LVV-së, Yllka Kurteshi dhe aktivisti Argjend Shehu. Njekohesisht, falenderojmë kryetarin e Pikës “Obersee” për ftesën dhe organizimin. Turniri ishte i jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje nga mërgata dhe deputetët e Lëvizjes, Dimal Basha dhe Adriana Matoshi. Falënderime të përzemërta për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në këtë ngjarje.. », citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles