13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Olya..España nos envía a casa…Shqipëria ikën nga Europiani me kokën lart…Zemra nuk mjafton, mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024” Rama paska folur dicka…

Në futboll vetëm zemra nuk mjafton, por Shqipëria del me kokën lart nga ky Evropian ku fati i kuqezinjve ishte i shkruar që në short. Përfundon këtu aventura e “shqiponjave” të cilat kthehen “fole” pasi dhanë gjithçka. Në një grup “ferri” na duhej një mrekulli, por mrekullitë në futboll nuk ndodhin shpesh. Spanja ishte dhe mbetet një tabu e madhe, me “furinë e kuqe” që mbyll një fazë grupesh prekte me nëntë pikë të plota, nuk tregoi mëshirë për kuqezinjtë duke shfaqur dëshirë për të fituar këtë takim pavarësisht se De La Fuente kishte hedhur në fushë formacionin e dytë. Në një ndeshje ku pritej dominimi i Spanjës ai që bëri diferencën ishte goli i Ferran Torres në minutën e 13-të.

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka falenderuar kombëtaren shqiptare të futbollit, pavarësisht nga eliminimi nga EURO2024 duke theksuar se Shqipëria largohet me kokën lart. Kreu i qeverisë kujton rekordet kuqezi në këtë Europian nga goli më i shpejtë në historinë e kompeticionit pas 23 sekonda në portën e Italisë te ai më i voni në barazimin 2:2 ndaj Kroacisë.

Rama shkruan gjithashtu se Shqipëria ka një ekip me moshë të re të cilët kanë potencial për të qenë premtues në të ardhmen.

re fuqi të futbollit, thekson Rama, u përballën me një Shqipëri të vogël por me dinjitet në të treja ndeshjet.

Fjalë të mira Rama ka edhe për tifozerinë të cilët i pagëzon si “dallga kuqezi” dhe lojtari i 12-të i Shqipërisë.

Derniers articles