13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Akademi përkujtimore në Zvicër dedikuar heroit Agim Ramadani. Gërvalla: Komandant « katana » ishte strateg i shkëlqyer dhe vizionar për Kosovën e lirë!

Cyrih, 23 qershor -Nën patronazhin e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ne Cyrih te Zvicres ehste mabjtur akadmei perkujtime për heroit tine Agim Ramadani me rastin e  25-vjetorin e rënies heroike për liri dhe pamavaresi te Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Mergimtaret dhe mysafiret nga Kosva, rrespektivisht minsitrat nga  Qeveria e Kosovës i përsndeti pos ambasadori kosovar ne Zvicer z.Mentor Latifi edhe bashkoshortja heroit tone (KATANA)  znj. Shikrije Ramadani

Agim Ramadani ishte një strateg i shkëlqyer ushtarak dhe një lider me vizion të qartë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Kështu u tha në akademinë përkujtimore të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, në vendin ku heroi veproi për Kosovën dhe u nis për të luftuar deri në vdekje në Betejën e Koshares.

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla tha se komandantin e Brigadës 138, Agim Ramadani do të mbetet përgjithmonë një simbol i lavdisë dhe trimërisë në historinë kombëtare.

“Agim Ramadani nuk ishte vetëm ushtarak, strateg dhe luftëtar i shkëlqyer, ai ishte një shpirt artisti, shkrimtar dhe piktor që kulturën dhe popullin e tij i donte me gjithë zemër. Atëherë kur Kosova pati nevojë, ai la pas jo vetëm Zvicrën, por edhe artin edhe vargun dhe mori armët, i bindur se liria është vlera më e lartë për të cilën ia vlen të luftosh,” tha Gërvall, citon gazeta zvcierane Le Canton27.ch

Agim Ramadani ishte një strateg i shkëlqyer ushtarak dhe një lider me vizion të qartë për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, në vendin ku heroi veproi për Kosovën dhe u nis për të luftuar deri në vdekje në Betejën e Koshares.

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla tha se komandantin e Brigadës 138, Agim Ramadani do të mbetet përgjithmonë një simbol i lavdisë dhe trimërisë në historinë kombëtare.

“Agim Ramadani nuk ishte vetëm ushtarak, strateg dhe luftëtar i shkëlqyer, ai ishte një shpirt artisti, shkrimtar dhe piktor që kulturën dhe popullin e tij i donte me gjithë zemër. Atëherë kur Kosova pati nevojë, ai la pas jo vetëm Zvicrën, por edhe artin edhe vargun dhe mori armët, i bindur se liria është vlera më e lartë për të cilën ia vlen të luftosh,” tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tha se në Betejën e Koshares, Agimi tregoi trimëri të pashoqe dhe strategji të jashtëzakonshme para se më 11 prill 1999 të bie në ballë të frontit çlirimtar aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit.

“Vepra, vendosmëria dhe trimëria e Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë”, tha Gërvalla.

Ndërsa, bashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, ndanë kujtime nga lufta e tyre çlirimtare duke e cilësuar heroin si një njeri me vlera të rralla njerëzore dhe i vendosur që të jetësojë amanetin e dëshmorëve për çlirimin e Kosovës.

Në akademi morën pjesë mërgimtarë nga Zvicra, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Derniers articles