19 C
Berne
jeudi 26/06/2025

Kryetari i LD Izet Mexhiti takon gjeneralin Clark

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pasditen e sotme është takuar me gjeneralin Wesley K. Clark. Këtë e bëri të ditur Mexhiti në rrjetin social Facebook. Mexhiti shkrua: “Si zëvendëskryeministër i parë i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, përfaqësova jo vetëm koalicionin VLEN, por edhe ndjenjat dhe respektin e thellë që populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka për gjeneralin Clark.

Ai është një personazh që ka fituar zemrat tona përmes vendimeve të tij të guximshme dhe lidershipit të tij të jashtëzakonshëm gjatë periudhës kritike të Luftës së Kosovës”.

Tutje kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti potencon se gjatë takimi kanë biseduar edhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar dhe Maqedoninë e Veriut.

Derniers articles