13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Kurti pas ndeshjes: Pjesa e parë ishte e jona, e dyta e Kroacisë

Kryeministri i Kosovëss, Albin Kurti, shkruar pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri e cila përfundoi me barazim.

Kurti tha se “Ëndrra vazhdon”, derisa shtoi se Shqipëria gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë.

Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Derniers articles