13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Zvicra gati për Konferencën e nderkombëtare në Bürgenstock për paqen në Ukrainë

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch bashke me koleget zviceranë dhe  500 tjere nga mbarë bota, gati për ta ndjekur Konferencën e ndërkombëtare për paqen në Ukrainë

Bernë, 3 qrshor -Zvicra do 15-16. Qershori do të presë një konferencë paqeje për Ukrainën, e cila do të mbahet në Bürgenstock (Kantoni Nidwalden) afër qytetit të Lucernit. Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka njoftuar sot agzeten zvicirane ne shqip Le Canton27.ch  se « në konferencën e paqes per Ukarine qe do te mbahet me 15-16 qershor në Bürgenstock deri tash jane paraqitur rreth 120 delegacione te vedneve nga mbarë bota në nivel të liderëve të shteteve dhe qeverive. »

Në samiti botëror në Bürgenstock te Luzernit edhe 500 gazetarë nga mbarë bota, aty edhe një shqiptar 

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe do te ndjek këtë samit boteror si një medium i vetem shqiptar, ka mesuar se Mbi 6000 mije forca ushtarake dhe policore do te perkujden në mbarëvajtjen e konferencës së paqes për Ukrainën në alpet (Bürgenstock) e Zvicrës

Rusia nuk do të jetë e pranishme në këtë samit boteror meqe Zvicra nuk i ka dërguar Rusisë ftesë për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën, pamavresisht se Moska e thote se « nuk jemi të  inteteresuar te marrim pjesë ne ket konferencen paqesore.. »

Pas kërkesës së Ukrainës, Zvicra ftoi më shumë se 160 delegacione nga e gjithë bota për t’u bashkuar në Samitin e parë të Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock.

Hoteli lukos resor Bürgenstock ne malet pitorske të Kantoni Nidwalden, buze liqenit të bukur te Lucernit për dy dite rresht  do të mbledh liderë te shumtë nga mbare bota në konferencë e nivelit të lartë për paqen në Ukrainë. Objektivi i takimit në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive është zhvillimi i një vizioni të përbashkët për rrugën përpara për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Kjo duhet të jetë baza e një procesi paqeje.

Samiti do të bazohet në diskutimet që janë zhvilluar muajt e fundit, duke përfshirë formulën e paqes të Ukrainës dhe propozime të tjera për paqen bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e një numri të madh shtetesh dhe kontributi i tyre në diskutim do të jetë vendimtar në arritjen e këtyre objektivave. Zvicra ka një traditë të gjatë në promovimin e dialogut. Shkëmbimi i këndvështrimeve të ndryshme është thelbësor që ajo të nisë rrugën drejt paqes në Ukrainë.

Neke kete konferecë nderkombëatre për Ukrainen pos autoriteve te larat sheterore (..) do te jete presidenti Vladimir Zelensky por edhe nga Ushngtoni zyrtar si dhe perfaqesues te larte nga vendet e BE-së sidhe perfaaesues nga organiazta nderkombëtare (OKB, BE, NATO, Ineterpol etj..) siu dhe eksprte te fushave te nydrshem te paqes dhe dialogut. Biden dërgon zëvendësin e tij Kamala Harris vjen në Bürgenstock. Presidenti amerikan do te merr pjesë në samitin e G7 në Itali i cili është do kthet ne SHBA në gjurmët e fushatës në Kaliforni, së bashku me yje si Gerorge Clooney dhe Julia Roberts. Minsitria e puineve te Jashtme e konfederates hlevbtike ka njoftuar se eshte « e kënaqur me pjesëmarrjen e Zëvendës Presidentit të SHBA-ve ne Konfrencen dyditore ne Bürgenstock organizuar nga qevria zvicerane ».

« Deri më tani, më shumë se 120 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konferencën e paqes, shumica prej tyre në nivel të krerëve të shteteve apo qeverive. Nga këto shtete, gjysma vijnë aktualisht nga Evropa dhe gjysma tjetër nga pjesa tjetër e botës. Lista përfundimtare e shteteve pjesëmarrëse nuk do të publikohet vetëm pak para fillimit të konferencës… » ka dekalruar sot për gazeten zvcieraen en sqhip Le Canton27.ch z.Pierre-Alain Eltschinger zedhèenes në Minsitirn e Puneve te jasthme te Zvcres (DFAE) ne Bernë

Disa vende dhe organizata tashmë kanë shpallur publikisht pjesëmarrjen e tyre në konferencën e nivelit të lartë për paqen në Ukrainë. Këtu përfshihen: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, India, Gjermania, Italia, Kanadaja, Spanja, Polonia, Moldavia, Irlanda, Islanda, Austria, Republika Çeke, Finlanda, Letonia, Suedia, Luksemburgu dhe Kepi Verde.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se konferenca e paqes që do mbahet në Zvicër lidhur me Ukrainën nuk ka të ardhme. Ndyrshe, qeveria kineze ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Zvicra për konfliktin në Ukrainë, pasi kushtet e nevojshme nuk janë përmbushur.

Mbi 6000 mije forca ushtarake dhe policore do te perkujden në mbarëvajtjen e konferencës së paqes për Ukrainën në alpet (Bürgenstock) e Zvicrës

Këshilli Federal miratoi, gjatë mbledhjes së 22 majit 2024, një kufizim të përkohshëm në përdorimin e hapësirës ajrore gjatë Konferencës së Nivelit të Lartë për Paqen në Ukrainë, organizuar nga Zvicra më 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, në kantonin e Nidwalden. Forcat Ajrore do të ofrojnë policim ajror dhe mbikëqyrje të zgjeruar të hapësirës ajrore. Ushtria po krijon gjithashtu një shërbim mbështetës për të mbështetur autoritetet civile në masat e sigurisë. Ky është një angazhim shtesë. Këto masa plotësojnë masat e sigurisë të planifikuara nga autoritetet kantonale.

Ushtria zvicerane po kontribuon në masat e sigurisë të vendosura rreth Konferencës së Nivelit të Lartë për Paqen në Ukrainë, e cila do të mbahet në Bürgenstock. Shumica e trupave hyn në shërbim këtë të hënë.

Në këtë mënyrë, ushtria mbështet autoritetet civile që janë përgjegjëse për operacionet e tyre. Në mënyrë të veçantë, oficerët e policisë së kantonit Nidwalden ndihmojnë në mbrojtjen e objekteve kritike dhe transportit ajror. Gjithashtu ka monitorim dhe ndërhyrje në liqene, mbështetje logjistike dhe drejtuese.

Në Bürgenstock te Luzernit edhe 500 gazetarë nga mbarë bota, aty edhe një shqiptar 

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe do te ndjek këtë samit boteror si një medium i vetem shqiptar, ka mesuar se përrveq dy mijë forcave policore, Zvicra nga 5 dhe 19 qershor do te angazhoje edhe 4,000 ushtarë që do të kryejnë shërbimin mbështetës duke përfshirë mbrojtjen e punës, mbikëqyrjen, ndihmën komanduese dhe detyrat logjistike. Ushtria gjithashtu do të forcojë masat e saj për të mbrojtur sovranitetin mbi hapësirën ajrore.

Liqeni i Luzernit në Bürgenstock Resort po bëhet një skenë për diplomacinë globale:Zvicra po organizon konferencën e paqes në Ukrainë atje në mes të qershorit. 30 ndërtesa përreth Bürgenstock, duke përfshirë tre hotele, dhjetë restorante, sallone dhe bare, banjën më të madhe në Evropë, tre fusha tenisi dhe shumë më tepër. Thene shkurt Bürgenstock Resort Lake ne Lucern është vërtë një botë më vete, ka shkeuar ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

 

 

Derniers articles