-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Ish-lideri Katalonias Carles Puigdemont i bën thirrje Spanjës ta njohë Kosovën! Ai ka një mesazhe për Serbinë

«Spanja nuk duhet frikesohet as Serbise e as Katalonia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pasi Gjykata e OKB-së nga Haga e cila i ka treguar Beogradit dhe Madridit më 22 korrik 2010 se shteti i Kosovës eshte legal dhe legjitim konform kartes se OKB-së për popujt autokton dhe se nuk eshte ne kundershtim te asnje norme nderkombëtare..» ka thene per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Ish-presidenti i Katalonjas Carles Puigdemont.

Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, ka theksuar se Spanja  po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez  ka njoftuar se do ta njohin shtetin e Palestinës.

«Kosova viktime e Katalonjes! Sikur t’mos ishte Katalonja, Spanja neser do te njihte shtetin e Kosoves!..» ka thënë Lideri i Katalonias Puigdemont gjate vizites se fundit në Gjenevë.

Eshte ky Carles Puigdemont lideri katalanas i cili pas lirimit nga paraburgimi në Sassari, Itali, Katalonjen e kishte krahasuar me Luginen e Presheves perballe Serbisë, sikur Katalonja përballe Spanjës

Sipas liderit te Katalonias Puigdemont « Krahasimi i vendit tim me Kosoven eshte  i pavend. Nese duhet krahasuar Ktalonjen me diken, duhet bere me Luginene Presheves, nje rajon i banuar etnikisht me shqiptar autokton qe gjendet akoma nën Serbi »

« Serbia duhet te njoh dhe pranoj te drejtënlegjtime të shqiptareve etnik ne Luginen e e Presheves per vetvendosje, si nje popull autokton, te cileve edhe OKB ju garanton te drejten per te vendsour për fatin e tyre.. » ka then ne vazhdim për gazetn zvcerane ne shqip Le Canton27.ch ish-kyretari dhe lider i Katalonias z.Puigdemont

Ai ka thënë ne vazhdim se «problemi i Spanjës nuk është edhe aq Kosova, t’mos ishte Katalonja qe Spanja po vazhdon ta mbaje te okupuar si dikur Kosova para vitit 1999. Thënë shkurt, Kosova viktime e Katalonjes! Sikur t’mos ishte Katalonia, Spanja nesër do te njihet shtetin e Kosoves!»

Carles Puigdemont po ashtu ne cdo takim ne Bruksel apo Strasbourrg me eurodeputete apo zyratre tre larte te BE-së kihste mbeshtetur liberalizoimiun e vizave si dhe anetaresimine  Kosovës ne Keshillin e Evropës dhe institucionet e BE-së qe duhet të jenë “shtëpia” e Kosovës.

“Është koha e fundit e BE-se te beje presion ne vendet anetare te saj, ne kete rast ne Spanjen qe po e mban nje trrritor me zor te okupuar kunder vullnetit te popullit te Katalonjes. Pra, eshte koha që Spanja ta njohë Kosovën dhe ta lërë Katalonjën të vendosë për të ardhmen sepse nuk ka perspektive ne Spanje, siq nuk kishte dikur Kosova nen Serbi ”, ka thene ne fund ish-presidenti i Katalonjes z. Carles Puigdemont.

Kush eshte ish-kryetari dhe lideri i Katalonjes Carles Puigdemont i cili gjenden edne nën urdhër arresti spanjoll që nga viti 2017

Para shtatë vitesh, një gjykatëse spanjolle ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin e rrëzuar të Katalonjës një ditë pasi ajo burgosi tetë anëtarë të qeverisë separatiste të rajonit, në pritje të akuzave të mundshme mbi shpalljen e pavarësisë javën e fundit.

Pavarësia Carles Puigdemont, në mërgim në Belgjikë për më shumë se gjashtë vjet për t’i shpëtuar drejtësisë spanjolle, njoftoi të enjten se do të ishte sërish kandidat në zgjedhjet rajonale të 12 majit në Katalonjë.

Carles Puigdemont njoftoi kandidaturën e tij nga territori francez, gjatë një fjalimi në katalanisht para një auditori entuziast në qytetin e vogël të Elne, një qytet në Pyrenees-Orientales afër kufirit spanjoll, një rajon që ai e përshkroi si « Katalonia Veriore.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Katalanas”, deklaroi ai në një forum që mbante fjalët “Presidenti Carles Puigdemont”. Pas tij ishin vendosur një flamur evropian dhe flamuri katalanas me gjak dhe flori.

Organi më i lartë gjyqësor i Spanjës njoftoi të enjten hapjen e një hetimi për « terrorizëm » kundër liderit të pavarësisë katalanase Carles Puigdemont, i cili është në mes të negociatave me qeverinë spanjolle për një ligj amnistie.

Kjo do të jetë hera e tretë që Carles Puigdemont kandidon në zgjedhjet rajonale në Katalonjë që nga largimi i tij në mërgim në vitin 2017. Ai kurrë nuk ka mundur të zërë vendin e tij për shkak të urdhrit të arrestit të varur mbi të që nga përpjekja e ndërprerë e shkëputjes së Katalonjës 2017, të cilin ai e drejtoi si president i rajonit dhe që i dha atij një urdhër-arresti nga sistemi i drejtësisë spanjolle i cili është ende në fuqi.

Derniers articles