Bekim Pacolli, patronm i kompanise gjiogante «HP-Mietservice» ne Wirges te Germanisë me mbi 60 punëtorë qe mbajne mbi 300 familje në Kosovë, Shqipëri
Wirges, 22 maj – Shqiptarët në perendim sot nuk janë ata mërgimtarët e viteve të pasluftës, por punëtorë të vyeshëm, madje edhe shembull integrimi dhe suksesi si në Gjermani ashut edhe në Zvicër, Francë, Itali, Blegjike e gjetiu… Njëri ndër ta janë edhe vellezerit Bekim dhe Lulzim Pacolli nga Mareci, patron i kompanise «HP-Mietservice » qe ka mbi 60 puntrore shqiptare dhe gjermanë. Vëllezrit Pacolli jetojnë dhe veprojnë me familje që prej tri deceniesh në Wirges të Gjermanisë. Per firmen dhe vëllezërve Pacolli degjuam fjalë të mira, jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe tek gjermanët qe takuam në mjedisin ku ata jetonjnë. Ditën kur vizituam vellezërit Pacolli dhe firmën me punëtorët e tyre, puna e tyre fliste më shumë se goja, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Vëllezërrit Pacolli ne kompaninë e tyre «HP-Mietservice» kane mbi 60 punëtorë shqiptare e gjermanë, qe mbajne mbi 300 anëtare familjeve te tyre ne Kosovë, Shqiperi, Slloveni e Gjermani
Shqiptaret ne Gjermani, sikur edhe ne vendet tjera evropiane nuk ja kishin kthyer shpinden vendlidjes për qejfi, por secili kishte nje problem, një hall, pjesa dermuese kishin dalur per një jetë me te mirë, sidomos për një jetë me te sigurt, që ju imponua nga regjimi i egër serbë.
Se cfare punohet ne kampania «HP-Mietservice» e vellezerve Pacolli në vazhdim ata tregojen se « Kompania one «HP-Mietservice» merret kresisht më huazimin e mjeteve dhe makinërisë të ndryshme në kuadër të ndërtimit si p.sh më Huazim të Fadronave, Liftave, Ngarkuesve, Makinerisë së Asfaltimit, etj… »
« Unë kam emigruar si fëmijë në Gjermani pasi që Babai im i ndjerë punonte këtu. Pas vështirësive që pothuajse ka kaluar çdo shqiptarë dhe mungesës së shkollimit të dëshiruar edhe unë duke filluar me punë të ndryshme, mora guximin dhe hapa kompaninë time ku tani punojnë më se 60 punëtorë!.. » thote z.Bekim Pacolli për gazetën zvicerane Le Canton27.ch
« Pas një një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë » e Beson z.Bekim Pacolli. Thotë: Se luan topi !…
Pas nje nje burri te suksesshëm qëndron nje grua e fortë, shpesh e kemi degjuar kete fjalë. Juve sigurisht ju shkon meqe gruan e juaj Shkëndije Pacolli, Këshilltare e Psikologjisë tashme e ke bere edhe bashkepunëtore apo ?
« Po ashtu eshte zotëri gazetar » thote ne vazhdim z.Pacolli duke shtuar se « nuk eluan topi!. Un e përkrahi plotësisht këtë tezë sepse unë personalisht kam pas fatin dhe mbështetjen nga e gjithë familja, përfshirë edhe vëllezërit. Sidomos nga bashkëshortja e cila pos që më ka përkrahur moralisht edhe më ka ndihmuar shumë në zhvillimin personal dhe profesional… »
Jo vetë, kaq, ne bisedë e sipër me z. Pacolli, patroni kompanisë «HP-Mietservice» te cilet kanë mbi 60 punëtorë kryesisht shqiptarë, por edhe gjermanë dhe të huaj, ai investon ne Kosovë, por ju ndihmon edhe në vendlindje familjarët dhe te varfurit, sidomos gjatë festave, diteve te ramazanit apo Bajramit.
« Është e pashmangshme të mos punosh me gjerman kur jeton këtu dhe jam shumë mirënjohës ndaj tyre dhe besimit që kanë donatorët gjerman ndaj kompanisë time! Ndërsa, me punëtorët shqiptar punoj më shumë dëshirë sepse edhe kuptohemi më lehtë për shkak të fleksibilitetit ndaj punës dhe respektit që kemi për njëri tjetrin…Ndërsa tenderi aktual është vendosja e fibrave të qelqit (Glasfaser), është një projekt më një Plan afatgjatë 8 deri 10 vite, ku këtu kam shfrytëzuar rastin të punësoj edhe shumë Firma shqiptare nënkontraktuese… » tregon z.Pacolli tjhote duke treguar pë rpunen dhe absjkpunimin me vendoret gjermanë.
Se sa ka vyejtur, se a ka investu në vendlindje z.Pacolli per fund thote se «Po, si jo. Kthimi në vendlindje është ëndërr e çdo mërgimtari. Të kthehem mund të ndodhë por edhe mund të mos ndodhë, por deri në atë vendim vazhdoj të mbështesë dhe të kontriboj për Kosovën në çdo aspekt ku mundësia më lejon. Por, babai im tashme i ndjerë, me thoshte vazhdimisht për bukë e patlixhana po ju mbajë edhe unë këtu ne Kosovë, por, po shkoni se ppo shkoni aq larg mijëra kilometra, me plot mall e mërzija…bile punoni, vyeni, punoni, fitoni..mblidheni naj pare të vejmi ndonjë bllokë apo te blejme naj tokë…Dhe ashtu ndodhi, ne sot në Kosovë kemi investuar sa kem pasur nevojë, kam ndertue shtëpi dhe lokale tjera. Padyshim, kam dëshirë te kthehem një dite në Kosovë, per te investuar ne vendlindje por momentalish nuk mundem per shkak te families, fëmijeve deri sa ta perfundojn shkollimin dhe te kemi nje baze financiare për një perspkvitivë te mire ne vendlindje. Kismet me u kthy po, nëse sot jo, sigurisht nesër, një ditë po..! »