4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Hilmi Gashi nga Suhareka, patron i kompanise « Creative Garden » shembull integrimi dhe suksesi në Gjermani

Winterberg (NRW), 15 maj – Shqiptarët në perendim sot nuk janë ata mërgimtarët e viteve të pasluftës,  por punëtorë të vyeshëm, madje edhe shembull integrimi dhe suksesi si në Gjermani ashut edhe në Zvicër, Francë, Itali, Blegjike e gjetiu… Njëri ndër ta është edhe Hilmi Gashi nga Suhareka, patron i kompanise « Creative Garden » i cili jeton dhe vepron me familje që nga viti 1997 në Winterberg NRW të Gjermanisë. Per Hilmiun degjuam fjalë të mira, jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe tek gjermanët qe takuam nje mjedisin ku ai jeton.  Ditën kur vizituam z.Gashi dhe firmën me punëtorët e tij, puna e tij fliste më shumë se goja, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kompania e shqiptarit nga Suhareka ne Gjermani « Creative Garden » nëjne rregullimin e oborreve të shtëpive, mirëbajtjen e kopshteve, stilizojnë, duke mbjellur qdo lloj të luleve, fidaneve dhe pemë të ndryshme si dhe ndertimin e fontanave…

Shqiptaret ne Gjermani, sikur edhe ne vendet tejra evropiane nuk ja kishin kthyer  shpinden vendlidjes për qejfi, por secili kishte nje prblem, një hall, pjesa demruese kishin dalur per një jetë me te mirë, sidomos për një jetë me te sigurt, që ju imponua nga regjimi i egër serbë.

« Une jetoj dhe punoi ne Gjermani qysh nga viti 1997. Nga ai vit e deri ne vitin 2015 kam punuar në nje kompanie Gjermane Firma Albers  (Garten und Landschaftsbau) qe ne shqip i bie kopshtar, ku aty edhe mora zanatin e punës duek fituar nje pervoje te mire.  Prej vitit 2015 kam hapur kompanin time me emrin « Creative Garden,  ku edhe e menagjoj vetëm. Dhe t’ju them të drejtim jam kam parë hajrin me të cilën punë po mbajë familjen dhe po shkolloje fëmijët per t’i siguraur një jetë te lumtur dhe me më perspektive, qe ne dikur nuk e kishim… » thotë ne fillim te bisedës Hilmi Gashi me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Jo vetë, kaq, ne bisedë e sipër m z.Gashi, patroni kompanisë « Creative Garden » i cili ka 6 punëtorë kryesisht shqiptarë, por edhe gjermanë dhe të huaj,  ai investon ne Kosovë, por ju ndihmon edhe në vendlindje familjarët dhe te varfurit, sidomos gjatë festave, diteve te ramazanit apo Bajramit.

Se cfare punohet ne kampanine e tij « Creative Garden » Hilmi Gashi në vazhdim tregon se « Ne nga kompania jonë, si kopështar bëjmë rregullimin e oborreve të shtëpive, banesave, mirëbajtjen e kopshteve, stilizojmë, duke mbjellur qdo lloj të luleve, fidaneve dhe pemë të ndryshme dhe ndertimin e fontanave etj. Klientët më së shumti jan gjermanë, hollandezë, belgë po edhe shqiptarë… »

Se sa ka vyejtur, se a ka investu në vendlindje z.Gashi per fund thote se « Po, si jo. Siq me thoshte baba, për bukë e patlixhana po ju mbajë edhe unë këtu ne Kosovë, por shkoni aq larg mijëra kilomtra, me plot mall e mërziaj bile punoni, vyeni, punoni e fitoni të vejmi ndonjë bllokë apo te blejme naj tokë… Dhg ashtu ndodhi, ne ne Kosovë kemi investuar sa kem pasur nevojë, kam ndertue dy shtëpi ku njerën prej tyre e shfrytëzon Nana, Vëllau me bashkëshorten e tij. Padyshim, kam dëshirë te kthehem një dite në Kosovë,  por momentalish nuk mundem per shkak te families, fëmijeve deri sa ta perfundojn shkollimin dhe te kemi nje baze financiare për një perspkvitivë te mire ne vendlindje. Kismet me u kthy po, nëse sot jo, sigurisht nesër, një ditë po..! »

Derniers articles