Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë qëndrimit në Zvicër me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës (FDFA), Alexandre Fasel, njofton gazeat zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, objektivat e synimet e rrugëtimit në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e progresin e vendit tonë.
U nënvizua se përmes programit tonë qeveritar dhe politikave të ndërmarra, kemi dëshmuar përkushtimin e fuqishëm për qeverisje demokratike dhe bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, për rritje ekonomike të qëndrueshme, me shpërndarje të drejtë e të barabartë tek të gjithë qytetarët.
« Nga ky takim mes zv.kryministrin tone dhe sekretarit te shteti helvetik z.Fasel u diskutua po ashtu edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. z.Bislimi theksoi vlerat demokratike të shtetit tonë dhe synimin e përafrimit me bashkësinë evropiane, ku një hap i rëndësishëm është dhe anëtarësimi në këtë organizatë. Në mesin e temave të trajtuara ishin dhe situata në vend dhe rajon si dhe procesi i dialogut… » ka deklaruar pas takimit për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z.Bejtush Fetiia zëdhënes i Qeverisë.
Për fund, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Fasel për mikpritjen, bisedën e çmuar dhe pikëpamjet e shkëmbyera, duke theksuar dhe rëndësinë e vazhdimit të fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Po ashtu autoritetet vicerane me mysafirët nga Kosova kane biseduar edhe për diasporen, imazhin dhe rolin e shqiptareve ne Zvice për cka u tha se ata jane shembull integrimi dhe suksesi ne kete vend.