20.1 C
Berne
jeudi 26/06/2025

Një bombë e «NATO-s », prej një toni, sot e qon në këmbë Serbinë. Policia serbe evakuon mbi 1300 qytetare ne Nish

Preshevë, 21 prill  -Një « bombëe  NATO-s » siq  e thone mediat serbe, sot Serbine e kanë kthyer në vitin 1999. Më shumë se 13.000 qytetare serbe u desh të evakuoheshin sot për të lejuar ekspertët të hiqnin një bombë të hedhur nga NATO në Nish e mbetur nga invasoni kapitulimi i fundit i Serbise ne Kosovë, në juglindje të Serbisë, njofton gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch

Serbi: Hiqet bomba e NATO-s një tonëshe, evakuohen 1300 persona

Bomba 1000 kg, e cila nuk kishte shpërthyer, u hoq nga një kantier ndërtimi. « Po transportohet në një vend të sigurt për t’u shkatërruar » me ndihmën e policisë, zjarrfikësve dhe një ekipi mjekësor, u tha gazetarëve Luka Causic, një zyrtar i ministrisë. Rreth 1,300 banorë të lagjes duhej të evakuoheshin, tha ai.

Bomba MK84 kishte një ngarkesë shpërthyese prej 430 kg, tha ai. Me synimin për t’i dhënë fund represionit të liderit serb Slobodan Millosheviç kundër separatistëve shqiptarë në Kosovë, bombardimet e NATO-s mbi Serbinë zgjatën 78 ditë në pranverën e vitit 1999.

Më 7 maj 1999, rreth pesëmbëdhjetë njerëz u vranë kur avionët e NATO-s hodhën bomba thërrmuese në një treg të hapur në Nish. Bombardimi më vonë u përshkrua si një « gabim ».

Qyteti i tretë i Serbisë u bombardua përsëri pesë ditë më vonë, më 12 maj, nga bomba thërrmuese, duke rezultuar në vdekjen e njëmbëdhjetë civilëve.

Lufta në Kosovë, i shënuar nga mizoritë dhe një fushatë e spastrimit etnik të orkestruar nga Beogradi, është kapitulli i fundit i përgjakshëm në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.
Ajo la më shumë se 13.000 të vdekur, kryesisht shqiptarë dhe qindra mijëra të shpërngulur.

Sipas një raporti të Human Rights Watch të publikuar në vitin 2000, rreth 500 civilë, serbë dhe shqiptarë të Kosovës, u vranë në sulmet e NATO-s.

Derniers articles