10.3 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Serbia qe dje e hoqi me forcë lapidarin e UCPMB-së, sot shqiptaret e Preshevës po aty e vuan flamurin kuqezi

Më datën 20 janar 2013, është hequr dhunshëm Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, gjatë një rrethimi të hekurt në Preshevë, nga forca policore të armatosura. Me rastin e 11-të vjetorit të heqjes së Lapidarit, me këtë datë, janë ndezurur qirinj, jo vetëm në Preshevë por edhe në Prishtinë, Tiranë e gjetiu, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Lideret e Lugines: Para 11 vitesh e humbem lapidarin, por sot e fituam flamurin kuqezi!

Në vendin ku para 11 vitesh pjesëtarët e xhandarmërisë hoqën nga qendra e Preshevës monumentin e luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), gjatë fundjavës, në vend përkjtimit,  u vendos flamuri i shqiptar, ne te cilen pejse te okupuar jeotjne mbi 200.000 shqiptare.

Për kete ngjarje kombëtare duke e krahasur politika antishqiptare te presidentin serb Aleksander Vucic me ish-regjimin e diktatorit Miloshevic e kane perkujtuar edhe deputeti i vemëm shqiptar ne Beograd Shaip Kamberi, kryetar i KKSH-së z.Nevzad Lutifiu, Ardita Sinani zhëdhense e Qeverise se Kosovës për Luginen e Preshevës etj..

Njekohesisht ky pervjetor eshte përkujtuar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komisionit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Bujanoc.

Sipa stij « Duke hequr me dhunë lapidarin që përjetësoi 28 dëshmorë të luftës para objektit të Komunës në Preshevë, Serbia e ka konfirmuar se sa larg është nga njohja e vlerave dhe idealeve tona liridashëse të Luginës sonë. Ndërkohë, vendi i pllakës përkujtimore na kujton se sa e gatshme është Serbia që të fillojë të poshtërojë shqiptarët”, njoftoi Mustafa dhe shtoi se as pas 11 vitesh nuk dihet se ku ka përfunduar monumenti

Në vitin 2012, monumenti është vendosur në pllajën përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Preshevë dhe është hequr më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Derniers articles