13.1 C
Berne
mardi 21/05/2024

Qindra protestues ne Davos, bllokojne rrugen per ne Forumi Ekonomik Botëror (WEF)

Davos, 14 janar -Mbi 300 aktivistët e klimës jane duke protestuar në Davos. Në emër të drejtësisë klimatike, aktivistët nga Zvicra, Gjermania dhe Austria filluan një marshim të shtunën që do t’i çojë ata në qytetin Graubünden, njofton nga Davosi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dmonstruesut që kundërshtojne samitin krijuan një bllokim trafiku prej më shumë se 18 kilometrash të dielën në vendpushimin Graubünden.

Demonstruesit ishin kunder Forumit Ekonomik Botëror (WEF) te cilet bllokuan një rrugë pranë Davos (GR) të dielën në mesditë. Kjo shkaktoi një bllokim trafiku prej më shumë se 18 kilometrash.

Edhe dje (të shtunën) në mëngjes, kishte protestuesta te cilet ecen në këmbë nga Küblis (GR) në Davos. Ata kërkojnë drejtësi sociale dhe klimatike.

Nga policia kantonale të Graubünden, thone se demonstruesit sigurisht respektuan rrugën e autorizuar. Por duke kaluar rrugën kryesore pranë Davos-Laret, ata përfituan nga rritja e shikueshmërisë.

Seksioni duhej të mbyllej për rreth një orë. Pak pas orës 13:00 është hequr bllokimi. Demonstruesit më pas u drejtuan drejt stacionit të Davos Wolfgang. Nga atje, ata duhet të marrin trenin për në Davos Platz, në qendër të qytetit Graubünden. Rreth orës 15:00, ata planifikojnë t’i bashkohen demonstratës së autorizuar të socialistëve të rinj në Place de la Poste.

 

Derniers articles