9.7 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Në Zvicër, boksieri shqiptar Egzon Maliqaj e mposht me nokaut serbin Radulovic, fiton titullin IBO International

Benrë, 17 dhjetor -Boksieri shqiptar Egzon Maliqaj e mposht me nokaut serbin Radulovic, fiton titullin IBO International. Egzon Maliqaj (32) punon 100 në Aargauer për qind si inxhinier mekanik dhe bokson edhe në luftime profesionale, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Boksieri nga Kosova, Egzon Maliqaj, ka arritur një sukses të madh dje në Klingau të Zvicrës pasi ka triumfuar në kategorinë e mesme, duke fituar titullin IBO International.

Boksieri Maliqaj  mposhti me nokaut serbin, Novak Raduloviq, të cilin e rrëzoi dy herë, çka arbitri u detyrua ta përfundojë ndeshjen, shkruan Le Canton27.ch.

Për Maliqajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist, karshi një barazimi e një humbje që e ka. Raduloviq ka bilanc prej 17 fitore, 10 humbje e një barazim.

Derniers articles