25.2 C
Berne
jeudi 26/06/2025

Interpol: Në mirëpresim aplikimin e Kosovës kur do jetë gati për anëtarësim

Vienë, 29 nentor (Nefail Maliqi, nga i derguari yne sepcial në AP e Interpol-it ne Vienë) –Organizata më e madhe e policisë në botë ne Vienë të Austrise po zhvillon punimet e Asamblese së Përgjithshme te Interpol-it ku jane tubuar mbi një mijë pjesëmmarres, aty edhe Shqipëria si vend anetare si dhe shume Minsitra te Puneve te brendshme dhe shefa te policise të 195 vendeve anetare te interpolit, vit ky jubilar që koincidon edhe me 100-vjetorin e themelimit dhe funksionimit te Interpolit,

Viena për kater dite rresht (nga 28 nentor – 1 dhjetor) ka tubusr 195 delegacione te vendeve anetare te Interpolit nga mbare bota. Ketu merre pjese edhe Shqiperia si anetare, ku po behet fjale edhe per Kosoven dhe shqiptaret. Ne Asamblene e Pergjithsme te Interpol-it takuam kreret e Interpolit shqiptare si: Idajet Faskaj, drejtues i pare nga Interpol Tirana dhe drejtuesin e larte Pëllumb Seferin (drejtor i departamentit te Marëdhenive nderkombëtare) si dhe përfaqesuesin e Interpol-it nga Maqedonia Veriore Refik Qerimi, njofton nga Viena i derguari special i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne AP te Interpol-it.

Shqipëria si pjesemarrese e punimeve, si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale eshte pranuar në vitin 1991 (me kodin Interpol-Tirana) pas një vendimi që u mor në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që sot mendohet si organizata e dytë për nga shtrirja pas asaj të Kombeve të Bashkuara. Kosova edhe pse ende nuk eshte anetare, Interpol bashkepunon dhe kemben informacione ne luften kunder krimit te organizuar, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Edhe perfaqësuesit e Interpol-it shqitar, atij zviceran, nga Maqedonia Veriore, kroate … te gatshme te ndihojne rrugen e  Kosovës ne integrime dhe drejt anetaresimit të saj ne Interpol

Kosova edhe pse gjate këtij viti nuk ishte ne agjende e as temë debati, megjithate  u përmend ne punimet e Asambnlesë së Përgjthshme të Interpol-it.  Qe ne diten e pare shefi i interpol-it z.Jürgen Stock  ju drejtuar perfaqesuesve te mediave boterore, ne te cilen konference prezentoi edhe nje gazetar i vetem shqiptar nga gazeta zvicerane Le Canton27.ch. Pas konferencës debati vazdoi me gazetareët boterore me zyrtaret e Interpol-it.

Pyetjes së redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch rreth Kosovës, se kur ajo do te jene anetare te Interpol-it zyrtarja e  Interpol-it zonja R.B eshtë pëgjigjur se « Ne mirëpresim aplikimin e Kosoves, kur do jetë gati për anëtaresim, por për momentin topi gjendet në fushën e Prishtinës. Pra Kosova e dine me se miri de kur eshte e gatshme dhe kur do te aplikoj. Për kete mund t’ju flasin me shume ata në Prishtrinë .. »

Ngjashem ka deklaruar dite më pare edhe Minsitri i PB të Republikes se Kosovës z.Xhelal Svecla përfaqesuesve te mediave boterore (nga OKB) qe u gjenden ne vizite ne Prishtine me rastin e 15-vjetorit e pamvaresise se Kosovës.

Svevla gazetareve nderkombëtare ju ka thene qarte se « qeveria jone eshte duke u pergatitur për nje aplikim te sigurt, për anatersim ne familjen e perbashket te Interpol-it. Jemi duke punuar ne këte drejtim, ka shenja te mira te rënies se korrupcionit dhe krimit te organizuar ne vendin tone, qe ndosha ishin keto dy elemente kyqe qe kishte deshtuar tri here me pare, duke frenuar Kosoven drejt Interpolit.  Besojme se në vitin e ardhshëm Kosova do jete e gatshme te aplikoje për t’u anetaresuar ne Interpol… »

Nje zyrtar tjeter nga Interpol na pohoi se « Kosova eshte ne rrugë të mire dretj anearesimit,. meqë vërehet se keto 2-3 vitet e fundit ne Kosove ka renie te korrupcionit dhe krimit te organizuar. Po a mjafton kjo, sigurisht se jo. Prandaj, Qeverise së Kosovës i mbetet ende punë per te bere ne rajon… »

Sa i perket anetaresimit te Kosovës ne Interpol sikur perfaqesuesit e Interpol-it ne Vienë shqiptar edhe vete Tirana zyrtare, por edhe ata nga Maqedia Veriore si dhe autoritet nga Berna dhe ato kroate qe po marrin pjese ne Asamblene e sivjeme te Interpol-it kane deklaruar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se do te lobojne dhe do t’i ndihmojne Kosovës ne rrugën e anetaresimit te saj ne Interpol.

Asambleja e Përgjithshme e radhës e INTERPOL-it do të mbahet në nëntor të vitit të Ardhshëm në Skoci. Kosova ka aplikuar për anëtarësim kater herë, më 2015, 2016, 2017 dhe 2018 në dy raste nuk kishte arritur të futej në rend dite, ndërsa herën e fundit ishte tërhequr, në mungesë mbështetjeje.

Ju kujtojme se  Kosova dy decenien e fundit, para ardhjes ne Qeveri Albin Kurti qe nga 2015 ka aplikuar kater here për anetaresim ne Interpol, sikur rastin i fundit ne Duabai (2018) qe deshtoi për shkak lobimit dhe propagandes se egër serbe.

Poshte në foto me redaktorin e gazetes zvicerane në shqpip Le Canton27.ch: Idajet Faskaj, drejtues i pare nga Interpol-Tirana dhe drejtuesin e larte Pëllumb Seferin (drejtor i departamentit te Marëdhenive nderkombëtare) si dhe përfaqesuesin e Interpol-it nga Maqedonia Veriore Refik Qerimi

Derniers articles